Categories Teknologji

Google bllokon reklamat politike

Synimi, shmangia e lajmeve të rreme gjatë fushatave elektorale Asnjë reklamë politike nuk do të shfaqet më nga Google. Motori më i madh në botë i kërkimit në internet do të nisë nga java e ardhshme, aplikimin gradual në të gjithë globin të ndalimit të publikimit të reklamave të fushatave elektorale.

Qëllimi është të shmanget përdorimi i jashtëligjshëm i të dhënave të përdoruesve online të kësaj platforme, për krijimin e lajmeve të rreme dhe mesazheve specifike reklamuese të partive politike për ta. Google njoftoi se aplikimi masës parandaluese do të nisë me fushatën për zgjedhjet e parakohshme të 12 Dhjetorit në Britaninë e Madhe. Të njëjtën masë ka marrë edhe rrjeti social Twitter, por ende nuk ka një vendim nga Facebook.

Praktika e reklamave specifike elektorale pati ndikim të madh tek votuesit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, kur Facebook shiti në mënyrë të jashtëligjshme të dhëna private të përdoruesve, kompanisë Cambridge Analytica, me qendër në Britaninë e Madhe. Dyshohej se kjo kompani ishte paguar nga Moska për të ndikuar tek elektorati amerikan për të votuar për kandidatin republikan Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet. Megjithatë në hetimin për skandalin Russiagate nuk u faktua bashkëpunimi mes stafit elektoral të Trumpit dhe Cambridge Analytica. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME