Categories Teknologji

Google eksploron aplikacionin antigjurmim

Kompania “Google”, ashtu si edhe “Apple”, po eksploron një aplikacion antigjurmimi për të përmirësuar privatësinë e përdoruesit. Sipas Bloomberg, “Google” po diskuton se si të kufizojë mbledhjen e të dhënave dhe ndjekjen e aplikacioneve në sistemin operativ Android, por në një mënyrë më pak të rreptë, sesa zgjidhja e “Apple”.

“Ne po kërkojmë mënyra për t’u partnerizuar me zhvilluesit për të ngritur nivelin e privatësisë ndërsa mundësojmë një ekosistem të aplikacioneve të mbështetur nga reklama”, tha një zëdhënës i “Google”. Javët e fundit, kanë shpërthyer polemika midis “Apple” dhe “Facebook”.

Kompania me bazë në Cupertino, në një përditësim të ardhshëm të programit për iPhone dhe iPad, do të shtojë një veçori të re të quajtur “Transparenca e Ndjekjes së Aplikacioneve”, që i lejon përdoruesit të zgjedhin nëse aplikacionet mund të mbledhin të dhëna rreth tyre përmes aplikacioneve dhe faqeve të tjera të internetit. Ky veprim ka tronditur industrinë e reklamave dixhitale, kryesisht “Facebook”, që u ankua për aplikacionin që do të kufizojë aftësinë për të shërbyer reklama të personalizuara dhe për të gjeneruar të ardhura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME