Categories Lajme

Grabisnin banesa në zona të ndryshme në Spanjë, arrestohen dy shqiptarë

Policia spanjolle ka goditur një tjetër grup kriminal që operonte në vend. Në kuadër të operacionit “Albarrois” që u krye në bashkëpunim me ekipin e policisë së Gardës Civile të  A Corunja, kanë rënë në pranga edhe dy shqiptarë.

Grupi ishte i njohur për grabitje të banesave  në komuna të ndryshme të Galicisë dhe aktualisht akuzohen për katër grabitje të zbardhura në zonat Teo dhe Oleiros.

hetimi erdhi si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm nga Gara Civile për organizatat e dyshuara për grabitje. Si rezultat i hetimeve u zbulua një grup që tërhoqi vëmendjen e hetuesve.

Gjithashtu mediat e huaja bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni pas të arrestuarve u gjet edhe një mjet i braktisur në një zonë pyjore pranë Vilalbër (Lugo) dhe brenda saj u gjetën prova që lidhnin drejtpërdrejt të arrestuarit me grabitjet e hetuara.

Sakaq dy shqiptarët e arrestuar janë vënë në dispozicion të Gjykatës së Betanzos, ndërsa operacioni vijon ende për identifikimin e pjesës tjetër të grupit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME