Categories Lajme

Greqia dhe Gjermania fillojnë përdorimin e çertifikatave të vaksinimit

Greqia, Gjermania dhe pesë vende të tjera të Bashkimit Evropian prezantuan të martën një sistem çertifikatash vaksinimi për udhëtarët, disa javë përpara fillimit të këtij programi më 1 korrik në bllokun me 27 vende. Vendet e tjera që filluan ta përdorin këtë sistem më herët ishin Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Kroacia dhe Polonia, sipas Komisionit Evropian.

Greqia, e cila mbështetet shumë tek turizmi, ka kërkuar me ngulm përdorimin e çertifikatës me karakteristika të përparuara të sigurisë. Çertifikatat u jepen personave që janë plotësisht të vaksinuar, si dhe atyre që e kanë pasur virusin dhe kanë zhvilluar antitrupa, si edhe të tjerëve që kanë bërë një test brenda 72 orëve të fundit. Dokumentet do të jenë në formë dixhitale dhe në letër. Ato do të jenë falas, të shpërndara në gjuhën kombëtare dhe në anglisht dhe të vlefshme në të gjitha vendet e bllokut.

“Qytetarët e BE-së po presin me padurim që të udhëtojnë përsëri dhe duan ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë të sigurt. Çertifikata e BE-së do të ishte një hap vendimtar,” tha Komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides. Ministri grek për strategjinë dixhitale, Kyriakos Pierrakakis, tha se udhëtimet do të bëhen më të lehta brenda BE-së ndërsa vendet e bllokut miratojnë standardin e ri të verifikimit.

“Vendet nuk do të lëshojnë më çertifikata të vendeve të veçanta, por do të miratojnënjë çertifikatë të përbashkët. Kjo do t’i thjeshtojë gjërat në mënyrë të konsiderueshme”,tha zoti Pierrakakis në televizionin privat Skai. Komisioni i BE-së beson se njerëzit që janë vaksinuar nuk duhet të testohen më ose të futen në karantinë, pavarësisht nga vijnë apo ku shkojnë, nëse kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë. Megjithatë vendet e bllokut nuk e kanë mbështetur ende rekomandimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME