Categories Lajme

E paralajmëroi Rama, nisin hetimet ndaj punonjësve të IMT-së

4 punonjës të IMT-së së Dibrës janë vënë nën hetim, pasi kanë lejuar qytetarët që të ndërtojnë pa leje. Njoftimi është dhënë nga Policia e Dibrës, ndërsa aksioni vjen pak ditë pas paralajmërimeve të vazhdueshme nga ana e kryeministrit Edi Rama se nuk do të ketë asnjë tolerancë për personat që shkelin ligjin duke ndërtuar pa leje.

Në mesin e personave të proceduar është dhe kryeinspektori, ndërsa akuza që rëndon mbi të katërt ata është ajo e “Shpërdorimi të detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundraligjshme, kanë  lejuar qytetarë që të kryenin  ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Dibër.

Njoftimi i Policisë së Dibrës: Lejuan qytetarët që të kryenin ndërtime pa leje, procedohen penalisht 4 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit. Specialistët e Seksionit për  Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, dhe filloi procedimi penal ndaj shtetasve: E.Xh., 37 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër. J.O., 32 vjeç; F.R., 33 vjeç; SH.I., 51 vjeç, të tre me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër. Procedimi penal ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet  se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundraligjshme, kanë  lejuar qytetarë që të kryenin  ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Dibër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME