Categories Lajme

UEFA ngre në piedestal Granit Xhakën: Lideri i Zvicrës në Euro 2020

Granit Xhaka do jetë lojtari kyç në kërkimet e Zvicrës për lavdi në Kampionatin Evropian 2020, që nis në fund të javës së ardhshme, më 11 qershor. Kështu beson UEFA, duke e vlerësuar shqiptarin si lider që do çojë Zvicrën larg në Euro 2020.

“Lojtari kyç: Granit Xhaka Me ndërhyrje të forta dhe vizion të shkëlqyeshëm, Xhaka është ngjitësi i cili e bën bashkë këtë ekip të Zvicrës. Fakti se Zvicra e dorëzoi një epërsi prej 3:0 kundër Danimarkës pasi ai u zëvendësua në minutën e 79-të për të barazuar në një ndeshje kualifikuese në mars 2019, tregon shumë”.

Xhaka është kapiten i Zvicrës që prej shtatorit të vitit 2020, pas pensionimit të mbrojtësit Stephan Lichtsteiner. Xhaka, i lindur në Basel nga prindër shqiptar që kishin ikur nga okupimi serb në vitet 90-ta, është shqiptari i parë që emërohet kapiten i Zvicrës. 28-vjeçari beson se kombëtarja helvetike e udhëhequr nga ai dhe Xherdan Shaqiri mund të shkojë deri në gjysmëfinale në këtë Euro.

“Të gjithë ne jemi më të pjekur tani, në cdo aspekt, dhe kemi të ardhme si ekip. Thelbi i këtij ekipi ka vite që punon së bashku. Atmosfera është e mirë”, kishte thënë Xhaka ditë më parë. Xhaka i ka bërë 92 paraqitje për Zvicrën në të gjitha garat, duke i shënuar 12 gola.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME