Eros Grezda ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale pas deklaratave të trajnerit Edy Reja se sulmuesi kishte refuzuar më parë grumbullimin në kombëtare. Sulmuesi këmbëngulë se kjo gjë nuk është e vërtet dhe së fundmi nuk ka marrë asnjë ftesë.“Për korrektësi dhe për informimin e saktë të gjithë tifozëve, më duhet të sqaroj polemikat e krijuara rreth emrit tim. Për grumbullimin e tanishëm për dy ndeshjet e radhës, unë s’kam marr asnjë ftesë zyrtare ose ndonjë telefonatë nga federata apo trajneri i kombëtares.
Sa më përket mua personalisht, kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë i gatshëm të përfaqësoj popullin tim dhe të mbroj ngjyrat kuq e zi.Forca Shqipëri”, ka shkruar sulmuesi që është pjesë e Rangers në Skoci.
