Një ngjarje që mund të ishte kthyer në tragjedi ka ndodhur në Shëngjin të Lezhës. Një masiv shkëmbor disa tonesh është shkëputur nga pjesa e malit dhe ka rënë mbi një banesë duke e shkatërruar. Fatmirësisht në momentin e ngjarjes anëtarët e familjes nuk ndodheshin në banesë, çka ka shmangur tragjedinë. Nga pesha e gurit banesa ka pësuar dëme të shumta. Forcat e policisë të njoftuara për ngjarjen kanë shumë menjëherë në vend, teksa kanë nisur dhe hetimet.
Categories
Lajme
Guri bie mbi banesën në Shëngjin, e shkatërron plotësisht
