Categories Lajme

Terrori në lokalin në Lezhë, arrestohet bashkëpuntori i Ramazan Rrajës

Policia e Lezhës ka arrestuar një 21-vjeçar me precedent të theksuar kriminal. Gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu sekuestrua një automatik si dhe municion l uftarak. Sipas uniformave blu dyshohet se ky person, ka qenë përkrahës i autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 13.11.2021, në një lokal në Zejmen të Lezhës, ku hynë të armatosur disa persona të maskuar, mes të cilëve dyshohet të ketë qenë edhe Ramazan Rraja.

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Supporter”, për goditjen e veprimtarisë kr iminale në fushën e a rmëmbajtjes pa leje dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Sekuestrohen armë zjarri automatik dhe m unicion l uftarak. Vihet në pranga poseduesi, person me precedentë të theksuar kriminal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, si dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të a rmëmbajtjes pa leje, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A. L. mbante armë pa leje në banesë, në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik me 2 krehëra dhe 132 fishekë luftarak. Në përfundim të veprimeve h etimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A. L., 21 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ky shtetas dyshohet si përkrahës i autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 13.11.2021, në një lokal në Zejmen, Lezhë, ku hynë të armatosur disa persona të maskuar, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit A. L. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “A rmëmbajtja pa leje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME