Categories Lajme

“Hajde në Fushë Kuqe se kam lajmin e vitit”/ Si u zbulua zhdukja e Ervis Martinajt

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka treguar se si e ka mësuar lajmin për zhdukejen e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, i cili u bë kryefjala e mediave gjatë verës.

Lala tregon se kur e ka marrë lajmin nga burimi i saj ishte me pushime, dhe kishte shkuar brenda dy orëve të takohej me të për të mësuar për rastin e Martinajt. Ajo thotë se ka një dosje për të, që sipas saj, duhet ta ruajë për 3 vjet.

“Kam qenë autori i lajmit të parë. Unë kam qenë në Tiranë në fakt sepse isha me pushime, burimi që ka marrë më tha ke lajm.

I them më lër sepse jam pushim. Po jam i sigurt tha që ky do të jetë lajm i vitit. I thashë për sa orë më pret, ku në zonën e Fushë Kuqes. Sigurisht që nuk u takuam në zonën e fushë kuqes.

Ervis Martinaj është personazh që tërheq shumë, besoj si gjithë personazhet e botës së krimit, për më tepër kur hyn edhe showbizi dhe politika, njeri që konsiderohej mbret i lojërave të fatit.

Por ajo që unë i siguroj me përgjegjësi opinionin publik në rastin Martinaj por dhe në raste të tjera, nuk kam abuzuar qoftë dhe një germë të vetme, jam treguar besnike e provave dhe fakteve, kam arritur deri aty sa të siguroj dhe video.

Unë kam një dosje që e ruaj që sipas asaj që unë besoj deri në 3 vite duhet ta ruaj, dhe gjitha materialet përfshirë dhe dokumentet që janë të sigluara sekret unë i kam në atë dosje dhe patjetër që edhe në gjyq po të shkoj, jam e hapur për çfarëdolloj situate” tha Klodiana Lala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME