Categories Sport

Hamilton kërkon një kampionat më konkurrues

E ardhmja e Formula 1 është në dorë të sigurt me pilotë të talentuar si Charles Leclerc e Max Verstappen, rivaliteti i dy mendjemprehtëve që garojnë për skuadra të ndryshme. Të dy pilotët duan të rrëzojnë nga froni Lewis Hamiltonin dhe Mercedesin, por britaniku është i pathyeshëm. Ai deklaron se Formula 1 duhet të ndryshojë dhe të bëhet më kompetitive. Tashmë jemi në epokën e Mercedesit pasi ato synojnë të fitojnë titullin e 6 rradhazi. Skuadra e përbërë nga Hamilton dhe Bottas janë 150 pikë larg dyshes së kokkuqes së Ferrarit.

Por pavarësisht dominimit të tyre gjatë këtij sezoni kemi shijuar dhe gara shumë të bukura. Por Hamilton nuk është i kënaqur pasi kërkon një kundërshtar që ta sfidojë. “Gjatë viteve të fundit skuadra e Red Bull-it ka bërë shumë progres. Ata e kanë çuar shpejtësinë e motori të tyre në një nivel tjetër. Maxi edhe pse është ende i ri ai ka disa vite që garon në Formula 1 dhe ka fituar disa gara”.

Ndërkohë Leclerc nuk krahasohet me Verstappen pasi ai gjendet 49 pikë prapa holandezit. Leclerc ishte shumë pranë fitores së çmimit në Barhain por në xhirot e fundit humbet shumë shpejtësi për shkak të problemeve me motorin duke ia dhuruar garën Lewis Hamiltonit. “Për Charles është vetëm sezoni i dytë dhe ai ka bërë shumë përparim, unë e shoh atë që është duke u bërë më i fortë dhe të gjithë po i shohim performancat e tij spektakolare këtë sezon. Është një ndër pilotët nga të cilët duhet të ruhesh”.

Sebastian Vettel është në kërkim të fitores pasi herën e fundit që ngjiti podiumin ishte vitin e kaluar. Për gjermanin shanset më të mira për fitore janë në pistën e Monzas dhe SPA. Ndërsa Mercedesi kërkon ta mbyll sa më shpejt sezonin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME