Categories Lajme

Haradinaj shuan zërat për koalicion me Albin Kurtin: Nuk kemi asnjë komunikim për bashkëqeverisje

Sot, Ramush Haradinaj mblodhi qeverinë e Kosovës dhe në një konferencë për mediat ka shuar dyshimet se partia e tij AAK dhe Lëvizja Vetëvëndosje mund të bëjnë një koalicion për t’i dhënë fund dilemës së formimit të qeverisë.

Haradinaj ka thënë se nuk ka asnjë komunikim me Vetëvendosjen apo vetë Kurtin dhe e cilëson atë si një mashtrues.

Kryeministri në ikje i Kosovës ka thënë se tashmë AAK e ndjen veten në opozitë pasi ashtu vendosën qytetarët me votën e tyre, por s’ka kujt t’i bëjë opozitë sepse s’ka ende qeveri.

“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen e as z.Kurtin për bashkëqeverisje. Unë e kam deklaruar se projekti që paraqet z.Kurti është mashtrim edhe vet z.Kurti e kam quajtur mashtrues sepse bindja ime ka qenë se qasja e tij ndaj temave dhe realitetit të jetës nuk përputhet dhe nuk qëndron ashtu, por qytetari ka vendosur dhe ne jemi opozitë por nuk kemi pasur kujt ti bëjmë opozitë, pasi që nuk kemi ende qeveri”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se nuk kanë asnjë lloj komunikimi me mandatarin për formimin e qeverisë, Albin Kurti.”- tha Haradinaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME