Categories Lajme

Pas shpopullimit masiv, plani “gjenial” i qeverisë: Heqim taksat për pensionistët e huaj!

Shqipëria po përballet çdo ditë me një plagë të rëndë, atë të emigrimit masiv, kryesisht të të rinjve, duke sjellë shpopullimin e frikshëm të vendit.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2018 emigruan mbi 38 mijë shqiptarë. Përgjatë viteve 2011-2017 janë larguar nga vendi 330 mijë persona. Në total, për këto tetë vite janë 369 mijë qytetare të larguar. Largimi bëhet me një ritëm prej 46 mijë personash në vit, kjo vetëm sipas shifrave zyrtare.

Por, duket se drejtuesit e qeverisë, pasi e kanë vrarë dhe lodhur mendjen tej mase, kanë arritur në konkluzonin “gjenial”, se vendi ka nevojë për t’u ripopulluar, as më shumë dhe as me pak, nga pensionistët e huaj!

Gazetari Klodian Tomorri raportoi për TCH, se Këshilli i Ministrave ka çuar për votim në parlament, heqjen e tatimit mbi të ardhurat nga pensionet, për një sërë kategorish të shtetasve të huaj.

Në fakt, fenomeni i shpërnguljes së pensionistëve, kryesisht italianë, në vendin tonë, ka nisur me kohë. Ata vijnë në Shqipëri për shkak se çmimet janë më të ulëta dhe të përballueshme, krahasuar me standartin e jetesës në vendin e tyre.

Pra, qeveria në vend të mendojë për të krijuar lehtësira fiskale për kompanitë e huaja të mëdha, që mund të investojnë seriozisht në Shqipëri, duke hapur vende pune, në mënyrë që të rinjtë të mos largohen, ka gjetur një zgjidhje në kufirin e qesharakes; thithjen e pensionistëve të Europës, me shpresë se pensionet e tyre modeste, mund të jenë një kontribut për ekonominë tonë.

Kaq mjafton për të kuptuar dëshpërimin e thellë dhe gjendjen e mjerueshme ku ka arritur vendi. Të rinjtë po largohen, kompanitë e huaja të mëdha dhe serioze nuk kanë asnjë interes të vijnë në Shqipëri, por duhet të jemi të qetë, sepse një numër i madh pensionistësh europianë, pritet të popullojnë vendin tonë! /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME