Categories Lifestyle

Helmimi nga ushqimi, tre rregullat kryesore si ta kaloni

Bakteret janë të paevitueshme në ushqimet që njerëzit konsumojnë çdo ditë.

Megjithatë, nëse njeriu nuk tregon kujdes në përpunimin, gatimin dhe ruajtjen e ushqimeve, këto baktere mund të shumëfishohen në atë masë sa të shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Parazitët, viruset, toksinat dhe kimikatet janë gjithashtu ndër ndotësit më të mëdhenj të ushqimit dhe shkaktarët më të përhapur të sëmundjeve.

Sipas të dhënave, një prej problemeve më të zakonshme që has njeriu nga këto baktere është helmimi nga ushqimi.

Disa prej simptomave të helmimit nga ushqimi janë:

Diarea

Të përzierat

Dhimbjet e stomakut

Të vjellat

Dehidratimi

Ethet

Dehidratimi si pasojë e helmimit nga ushqimi shoqërohet edhe me:

Marramendje dhe humbje ekuilibri

Lodhje

Etje të tepërt

Helmimi nga ushqimi varet nga organizmi, ekspozimi ndaj baktereve, mosha dhe shëndeti.

Grupet më të rrezikuar nga helmimi janë:

Të Moshuarit

Me kalimin e moshës, sistemi imunitar nuk përgjigjet mjaftueshëm shpejt ndaj organizmave infektues.

Bebet Dhe Të Miturit

Sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar akoma plotësisht, ndaj ata janë më të prekshëm nga helmimi.

Njerëzit Me Sëmundje Kronike

Njerëzit që i nënshtrohen kimioterapisë dhe ata që vuajnë nga diabeti kanë një sistem imunitar më të dobët.

Gratë Shtatzëna

Shtatzania tjetërson sistemin imunitar dhe vështirëson luftën ndaj infeksioneve që mund të prekin jo vetëm shëndetin e nënës, por edhe të fetusit.

Çfarë duhet të bëni nëse helmoheni nga ushqimi:

Pini lëngje

Uji është i domosdoshëm për të parandaluar dehidratimin.

Megjithatë, pirja e shpejtë e lëngjeve mund të përkeqësojë të përzierat dhe të vjellat.

Ndaj pini ujë me gllënka të vogla gjatë disa orëve.

Nëse mundeni pini ujë të ngrohtë, edhe këtë me gllënga të vogla.

Shmangni konsumin e medikamenteve kundër diaresë

Këto medikamente ngadalësojnë eliminimin e organizmave ose toksinave nga sistemi, ndaj duhen shmangur.

Kërkoni ndihmë mjekësore nëse:

E vjella vazhdon për më shumë se dy ditë.

Diarea vazhdon për disa ditë.

Temperatura rritet mbi 38 gradë.

Keni vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit.

Ndiheni konfuzë dhe keni dhimbje të forta stomaku./AgroWeb.org.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME