Categories Lajme

Heqja e vizave me Shqipërinë/ Guajana dhe Katari përfundojnë procedurat e brendshme ligjore

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se Guajana dhe Katari kanë përfunduar procedurat e brendshme ligjore për hyrjen në fuqi të marrëveshjes për heqjen e vizave me Shqipërinë.

Lajmi është i ditur në faqen zyrtare të MEPJ ku theksohet, “sa i përket marrëveshjes me Guajanën, qytetarët që zotërojnë pasaportë diplomatike, të shërbimit dhe ato të zakonshme do të përjashtohen nga kërkesat për viza hyrjeje, daljeje ose tranziti, për një periudhë prej 90 ditësh brenda 6 muajve. Për ata që planifikojnë të qëndrojnë përtej këtij afati, u kërkohet ta marrin vizën përkatëse përpara mbërritjes, ose nëse ndodhen në Guajanë të aplikojnë përpara skadimit të 90 ditëve”.

“Ndërkohë, në kuadër të marrëveshjes me Katarin, qytetarët shqiptarë që zotërojnë pasaportë të vlefshme diplomatike dhe qytetarët e Katarit me pasaportë të vlefshme diplomatike dhe speciale, mund të hyjnë në territorin e palës tjetër pa vizë dhe mund të qëndrojnë atje për 90 ditë. Ndërsa, qytetarët që dëshirojnë të hyjnë në territorin e secilës palë për qëllime pune, profesionale ose studimi, janë të detyruar të sigurojnë më parë vizë”, bën të ditur MEPJ.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME