Categories Kulture

Heroinat shqiptare me veshje kombëtare jetësohen në kartolina

Disa kartolina krejt të veçanta kanë dalë në treg falë punës dhe idesë së Granita Grezda Lila. Heroinat shqiptare me veshje tradicionale dhe me disa detaje të këndshme janë jetësuar në këto kartolina që kanë marrë vëmendje menjëherë pas lansimit të tyre në treg.

Rreth idesë për krijimin e tyre, Granita ka treguar më shumë për KultPlus. “Ideja më ka ardhë pasi që i kam parë ilustrimet e Kosovare Avdiut, një vajzë shumë e talentuar, andaj edhe e kam kontaktuar për bashkëpunim. I kam treguar rreth idesë time, që dua t’i bëj disa ilustrime të cilat do t’i përdor për kartolina e që këto ilustrime të jenë me gratë heroina shqiptare dhe të kenë elemente të veshjeve kombëtare. Ajo ka punuar pjesën e ilustrimit dhe jam ndarë shumë e kënaqur, duke i dërguar kështu menjëherë për shtyp”, ka treguar Granita e cila ka premtuar që në të ardhmen do të ketë edhe personazhe të tjera të grave që kanë bërë histori.

Sipas Granites, ideja është pritur jashtëzakonisht mirë dhe po ka kërkesa të vazhdueshme. Duke parë interesimin e madh, ajo këto ditë ka hapur edhe atelienë e saj ku do të zhvillojë edhe më tutje veprimtarinë. “Kjo atelie është hapur si rezultat i një procesi të hulumtimit dhe krijimit, me qëllim të zhvillimit tutje të praktikës sime si dhe pasurimit të saj me bashkëpunime të reja”.

“Përgjatë katër muajve, kemi punuar ngushtë me profesionistë të zejeve. Bashkëpunimi jonë ka rezultuar në krijimin e disa punimeve të reja të cilat ndërthurin aftësitë e punëdores me dizajne të reja të cilat do sjellin trashëgiminë e përbashkët kulturore në një formë tjetër. Është kënaqësi e veçantë që të prezantojmë krijimet unike që përfshijnë teknika, materiale dhe forma të ndryshme”, ka thënë tutje ajo.

Atelieja “DHÉ” përveç se do të përdoret si punëtori për krijim të punimeve dhe promovimin e tyre, do të ofrojë mundësi që këto punime të shiten e që rrjedhimisht bashkëpunimi mes profesionistëve të artizanatit të vazhdojë. Ky rrjetëzim do të mundësojë që zejtaria e pasur e Kosovës të gjejë forma alternative të futjes në treg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME