Categories Lajme

Hidhet shorti, këshilltari ligjor i Presidentit: Emrat që hiqen nga lista pas shkresës së KLGJ. Ja anëtarët e rinj të KED

Fjona Papajorgji, Vitore Tusha, Arta Marku, Ardian Dvorani janë disa nga anëtarët e rinj të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi. Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës Ilir Meta, Bledar Dervishi informoi fillimisht për emrat që hiqen nga lista e kandidatëve për shkak se nuk kanë kaluar vettingun ose janë nën hetim. Ndërkohë mes tyre është edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi.

Arjan Balliu, Arben Vrioni (të shkarkuar), Aleks Nikolli dhe Skënder Damini (nën hetim) janë katër gjyqtarët e tjerë që mbeten jashtë shortit. Referuar informacionit, Presidenti ka axhornuar listën. Ndërkohë që KLP ka rikonfirmuar listën për Presidentin pasi të gjithë kandidatët plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e shortit.

Nga hedhja e goglave u zgjodhën anëtare të reja të KED nga kandidatët e Gjykatës Kushtetuese Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha. Ndërkohë Marsida Xheferllari u zgjodh anëtare zëvendësuese në KED që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese.

Po kështu Ardian Dvorani u zgjedh automatikisht anëtar i KED si kandidati i vetëm i Gjykatës së Lartë, i mbetur në detyrë. Arta Marku u zgjodh anëtare e KED nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa Bilbil Mete anëtar zëvendësues po nga PP.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME