Categories Lajme

Hiking në Valamarë, zona e paeksploruar, ndodhen rreth 15 liqene akullnajore

Valamara është një zonë turistike në juglindje të vendit, e cila shfaqet këtë verë si një destinacion turistik ende i pazbuluar. Zona, ku ndodhen edhe 15 liqene akullnajore ofron edhe mundësinë e hinking.

Në një kohë kur të gjithë janë duke menduar se ku do ti kalojnë pushimet këtë vit për shkak të pasojave që solli pandemia, është koha që secili prej nesh të hedhë sytë nga turizmi vendas. Shqipëria ka fatin që të ketë gati të gjitha llojet e turizmit, ndaj kjo verë duket se do të sjellë mundësinë për të zbuluar zonat e pa shkelura të Shqipërisë me histori, kulturë dhe mbi të gjitha me natyrë të veçantë.

Një e tillë është Valamara. Ky mal i cili ndodhet në lartësinë 2373 m mbi nivelin e detit është një nga zonat me potencial të madh turistik ku bashkohen në një pikë të vetme Maliqi, Pogradeci dhe Gramshi. Valamara po zhvillon pak nga pak hinking, sepse atje ka shumëçka për të parë dhe shkelur.

Në zonë do të gjeni mbi 15 liqene akullnakjore shumëvjeçarë me një pamje fantastike, ashti siç do të gjeni bimësi 300-400 vjeçare e familjes së halorëve që është Robulli. Valamara është një sfidë për këdo që do të dojë ta prekë dhe vizitojë, 2 orë me automjet dhe më pas 4 orë hiking për të arritur deri në destinacion, ndërsa adrenalina shoqëron çdo hap. E vetmja gjë e cila mungon në këtë zonë është që pushtetet vendore të investojnë sinjalistikë dhe zona të përfshihet në guidat kombëtare turistike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME