Categories Lajme

Himarë/ PNUD, trajnim për trajtimin e rasteve të dhu.nës së familje

/ATSH/ Me mbështetjen e UNDP-së, bashkia Himarë organizoi sot trajnimin e antarëve të Ekipit Teknik Ndërdisiplinar të rasteve të dhunës në familje.

12 anëtarë të “ETN” po njihen me kuadrin ligjor të përmirësuar, si dhe po dakordësojnë mbi mënyrën se si do të zbatojnë në praktikë detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre, duke vendosur kështu dhe një protokoll të ri bashkëpunimi.

Përveç detyrimeve dhe përgjegjësive për trajtimin e rasteve në mënyrë shumë-disiplinare, theksi u vu dhe në rëndësinë e mbledhjes së të dhënave dhe përditësimit të sistemit elektronit të ngritur për këtë qëllim. Ky trajnim është pjesë e aktiviteteve të planifikuara nga Bashkia në kuadër të fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

Trajnimi u organizua nga bashkia Himarë dhe u mbështet nga UNDP Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara, “Për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”, financuar nga qeveria e Suedisë dhe që po zbatohet nga UNDP, UN Women dhe UNFPA, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare./m.m/j.p

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME