Categories Lajme

Ujësjellës Kanalizime Vlorë përmirësim të furnizimit me ujë për njësitë administrative

/ATSH/- Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë po vijon me rimte të larta punën për përmirësimin e furnizimit me ujë të banorëve të qytetit bregdetar dhe njësive administrative të tij.

UK Vlorë bën të ditur se ditët e fundit zëvendësuam linjën e ujësjellësit në fshatin Panaja të njësisë Qendër, me qëllim furnizimin sa më cilësor me ujë të pijshëm. Sipas UK, një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe realizimit të lidhjes me tubacionin e ujësjellësit “FI 200”, të banorëve nga zona e Pyjores deri pranë hekurudhës.

Po ashtu, në fokus të punës së kësaj ndërmarrje është edhe zbatimi me ritme i reformës së ujit, ku punonjësit e UK Vlorë kanë kryer kontrolle tek abonentët, për identifikimin dhe marrjen e masave për debitorët në zona të ndryshme të qytetit dhe në njësitë administrative, si dhe për vendosjen e matësave. Punonjësit e UK Vlorë po punojnë edhe për riparimin e defekteve, ku është ndërhyrë në rrjetin e furnizimit me ujë, duke rehabilituar një defekt në rrugën “Pelivan Leskaj”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME