Categories Lajme

Historia e veçantë/ Pirro Xhaka ‘Pija çdo ditë 2 shishe alkool, doja të vdisja’ biznesmeni 60 vjeçar nga Vlora rrëfen luftën e tij me depresionin dhe frymëzimin për t’ia dalë mbanë

Historia frymëzuese e Pirro Xhakës, 60- vjecarit nga vlora i cili arriti të mposhte vitet e gjata të depresionit.

Tani më kemi dëgjuar dhe lexuar se si sporti ndikon  pozitivisht në shëndetin fizik dhe atë mendor. Aktiviteti fizik ka një rol të madh dhe në shëndetin mendor dhe në reduktimin e stresit, ankthit dhe depresionit. Pikërisht kjo është edhe historia frymëzuese e Pirro Xhakës, 60- vjecarit nga vlora i cili arriti të mposhte vitet e gjata të depresionit vetëm nëpërmjet aktivitetit fizik.

“Dikur kam qenë shumë i sëmurë kam pasur probleme deri në paralizë të plotë, por falë sportit arrita të bëj gjëra të jashtëzakonshme, gjë e cila më ka ndryshuar jo vetëm jetën por edhe marrëdhëniet me njerëzit. Kur kam qenë i sëmurë kam qenë depresiv. Për një periudhë kam qenë si një rrobe e hedhur në gardhë, kurse sot falë aktivitetit fizik raportet ndryshojnë. Katër vjet të jetës sime nuk I mbaj mend fare” shprehet ai.  

Në një rrëfim për emisionin ‘Rreze Dielli’ tregon momentet e tij të vështira, luftën e gjatë me sëmundjen dhe tentativën për vetvrasje duke pirë vetëm alkool:

“Rrija në Barcelonë dhe mbaj mend se për më shumë së 2 javë nuk haja bukë, pija vetëm alkool. Pija alkool që të vdisja, nuk e doja më veten.

Ai rrëfen se i shpëtoi vdekjes duke u frymëzuar nga një marins amerikan që te përmirësonte shëndetin përmes sportit. Inspirimi im ishte një marins amerikan, dhe fillova të stërvitesha sa në Barcelonë sa në Tiranë.

Pirro Xhaka është ndër biznesmenët e parë shqiptarë por pas një kalvari vuajtjesh për shkak të sëmundjes, sot rrëfen se për të paratë nuk janë më të rëndësishme.

“Unë jam marr me tregëti, me biznes. Kam pasur shumë aktivtete, kam qenë i pasur, sot paraja për mua nuk ka vlerë. Nuk punoj më për lekë, lekët janë stresantë. Lekët të nxjerrin nga vetja, padiskutim që pa to nuk mund të jetosh por po rende pas lekut anashkalon shumë pjesë të tjera të rëndëishme” thotë ai.

Ai ka edhe  një thirrje për të rinjtë dhe të moshuarit, që ta bëjnë sportin pjesë të jetës së tyre.

“Nëpërmjet kësaj intervistë dua të përcjell një mesazh për të gjithë njerëzit, sidomos ata që kanë probleme fizike, nëpërmjet aktivitetit fizik dhe sportit do të jenë shumë më mirë.  MC//ReportTv.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME