Categories Kulture

Historia e Vlorës nuk nis me 1912, është tepër e lashtë

Historia e Vlorës nuk fillon me vitin 1912, të shpalljes së pavarësisë por daton kohë dhe shekuj më parë dhe ka vlera historike të shkallës ndërkombëtare.

Nis me varreza tumulare e Dukatit në rrethin e Vlorës që provojnë ngjizjen e popullsisë ilire nga fundi i kohës së bronzit, fillimi i kohës së hekurit, 3200 vjet më përpara.

Arkeologu i njohur Neritan Ceka në një intervistë për Arena” nga Dritan Hila në Ora News shpjegon me dokumente dhe histori prejardhjen që nga Ilirët e deri tek shqiptarët, dhe tregon vlerat e mëdha që kanë zonat arkeologjike.

“Kudo po të gërmohet është pasuri arkeologjike. Janë thesare ende të pazbuluara të kulturës shqiptare” na tregon me pasion arkeologu Ceka ndërsa shkelim me këmbë disa nga këto pasuri.

Arkeologu ndalet dhe tek fondet të cilat janë të mëdha por nuk dihet se ku përfundojnë: “Para ka sa dhe të teprojnë. Paratë janë në Butrint. Janë 1 milionë euro në vit që nxirren nga Butrinti dhe është djersa, jeta e arkeologëve. 100 vjet gërmime, dhe njerëz që janë sakrifikuar por këto para nuk dimë ku shkojnë. Duhet të krijohet një fondacion shtetëror, jam kundra partneritetit me privatin, nuk ka pse private të shfrytëzojë paaftësinë e shtetit për të qeverisur.

Pra, të krijohet një fondacion, që i merr këto para për t’i përdorur për Kaninën, për ta vënë në funksion, për Orikumin, të bashkohet me Apolloninë, me Finiqin, me Antigonenë me Shkodrën e Lezhën. Të krijohet një netëork. Kemi modelin në Britaninë e Madhe, Është një fondacion shtetëror, drejtori emërohet nga ministria e Kulturës, ndërsa bordi nuk përbëhet nga njerëz të politikës, por nga njerëz që kanë kontribuuar në krijimin e kësaj pasurie”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME