Categories Politike

Historike/ Sali Berisha nuk është më deputet pas 28 vitesh

Ish kryeministri i Shqipërisë dhe lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka firmosur dorëheqjen nga mandate për deputet.

Me vullnetin e tij, pas gati 28 vitesh, lideri i PD-së Sali Berisha nuk është më deputet i Kuvendit të Rpeublikës së Shqipërisë.

Ndaërka pak më herë dhe kreu i PD-së Lulzim Basha ka firmosur djegien e mandatit të tij të deputetit.

Me dorëheqjen nga mandati i deputetit, kreu i PD-së Lulzim Basha fton qytetarët në protestë nesër në orën 10:00, para Parlamentit.

Sali Berisha firmos doreheqjen si deputet

Kujtojmë se nga rradhët e PD-së dy deputetët Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi nuk kanë firmosur dorëheqjen nga mandate për deputetë.

Pjesë e atyre që hodhën firmat janë edhe ata që kanë qenë në listën e kësaj force politike në garën e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

Ky aksion politik vjen pasi Këshilli kombëtarë i Partisë Demokratike vendosi unanimisht pro këtij propozimi të bërë nga kreu i PD-së Lulzim Basha dhe i votuar me votë unanime nga grupi parlamentarë.

Në deklaratën e dorëheqjes shkruhet edhe motivacioni i saj i cili është “gjendja e emergjencës kombëtare” si dhe “kapja e qeverisë për afera korruptive”

Mësohet se këto deklarata do ti dërgohen Kuvendit ku do të finalizohet edhe i gjithë procesi, ku më pas çështja do ti kalojë Komisionit Qëndror të zgjedhjeve.

Po ashtu dhe deputetët e LSI-së kanë fimosur dorëheqjen nga mandati si deputetë, veç Lefter Kokës i cili ka dalë kundër vendimit të partisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME