Marrë nga Anabel
Dashi
Këto ditë, do të bëni pothuajse gjithçka në lidhje me karrierën dhe mundësitë janë që të fitoni. Ndikimi dhe aftësitë pritet të rriten gjatë vitit. Jupiteri, planeti i fatit të mirë, është vendosur në shtëpinë tuaj të dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve. Jupiteri (paraja) është bashkuar me Plutonin (fuqinë) dhe Saturnin (zgjuarsinë). Kur sundimtari juaj, Marsi, bashkohet me këtë grup fantastik, karriera vendoset në qendër të vëmendjes.
Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 16 shkurti deri më 9 mars, një kohë kjo kur një mundësi karriere, e cila iu erdhi më parë por nuk e shfrytëzuat, do të kthehet sërish për një shans të dytë. Përfitoni nga situata.
Hëna e plotë e së shtunës në Luan do të ndezë shtëpinë e dashurisë së vërtetë duke ju sjellë një mundësi marramendëse për dashuri dhe romancë. Nëse jeni beqarë, një takim interesant pritet në fundjavën e 8-9 shkurtit.
Nëse jeni në një lidhje, do të keni më shumë mundësi për të qëndruar me njëri-tjetrin. Partneri mund të ndihet sikur e keni lënë pas dore teksa përqëndroheni te karriera, kështu që duhet të bëni një gërshetim dashuri-karrierë.
Nëse po shpresoni të keni fëmijë, kjo fundjavë është me rëndësi pasi është hera e vetme në vit kur Hëna e plotë ndriçon shtëpinë që merret me fëmijët.
Do të jeni në gjendje udhëtoni diku, në një vend më të ngrohtë e me diell, sepse Marsi, planeti juaj udhëheqës, do të krijojë një harmoni të plotë me Hënën. Afërdita do të jetë afër Dashit në 7 shkurt deri ne 4 mars, kështu që Shën Valentini do të jetë magjik.
Hëna e re më 23 shkurt do të inkurajojë bisedimet për karrierën. Do të jetë me rëndësi që të mos i ndani me të tjerët të gjitha detajet.
Më 21 shkurt, Marsi do të sjellë një lajm financiar surprizues, i cili do t’ju pëlqejë. Mundësitë janë që nëse keni negociuar për një pagë të re ose ngritje në detyre, çdo gjë që do të realizohet. Punëdhënësi ose klienti juaj i tanishëm ose i ardhshëm do të jetë në një mendje me ju.
Kreativiteti dhe stili juaj është duke u shpalosur tani që Jupiteri dhe Neptuni do të jenë në sinkronizim të përsosur. Nëse keni nevojë të paraqisni një ide te një person i fuqishëm, bëjeni këtë brenda katër ditëve nga Hëna e plotë e 8 shkurtit
Demi
Kur vjen puna te financat, Demi konsiderohet një shenjë që vepron me zgjuarsi dhe në shkurt do ta provoni një gjë të tillë. Në shkurt do të riorganizoni punët me financat, sepse shpenzimet në janar kanë qenë të larta. Megjithatë këtë muaj do të jenë në nivele mesatare, sepse Marsi do të zhvendoset te Bricjapi më 16 shkurt.
Këtë muaj, me siguri që do të udhëtoni. Nëse jo në fillim, sigurisht që priten plane nga 16 shkurti deri ne 30 mars. Udhëtimi mund të jetë në distanca të gjata.
Një tjetër mënyrë për të rifreskuar mendjen është regjistrimi nëpër kurse pasuniversitare.
Pavarësisht ndodhive të tjera, këtë muaj, shtëpia ose një anëtar i familjes, do të jetë fokusi juaj kryesor në Hënën e plotë më 8-9 shkurt, plus pesë ditë ose minus dy ditë. Nëse jeni të gatshëm të blini një apartament të ri, të merrni një shtëpi me qira, të bëni riparime ose rinovime, koha duket e përkryer.
Hëna e re e 23 shkurtit te Peshqit do të jetë një nga të preferuarat e 2020-s. Kjo hënë e re do të sjellë një veprimtari të këndshme shoqërore në jetën tuaj. Pjesa që e bën këtë periudhë të veçantë është Neptuni që lidhet me Jupiterin. Duke qenë se do të përqëndroheni në çështje serioze, Neptuni dhe Jupiteri do të sjellin një “ajër të pastër” në shkur.
Duket se po shoqëroheni me njerëz janë industrisë ku punoni. Kontaktet me miqtë e rinj mund të përfshijnë ambasadorë, diplomatë, profesorë universiteti, gazetarë, producentë, drejtorë ekzekutivë, njerëz të biznesit dhe komunikimit.
Do të kaloni kohë në shoqërinë e miqve në fund të shkurtit, sepse ata do marrin një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Duket se po fërkoni shpatullat me një numër të madh njerëzit, duke ndërtuar një komunitet me rëndësi.
Në mes të gjithë këtyre raporteve shoqërore, një romancë mund të lulëzojë. Nëse jeni në një lidhje, dita e Shën Valentinit do të jetë e jashtëzakonshme. Lëreni partnerin të drejtojë situatën.
Binjakët
Ky do të jetë një ndër muajt më të mirë të vitit. Kohën do ta zini me zhvillimi të reja në karrierë, prandaj rekomandohet që të vini në vijë çështjet financiare.
Së shpejti do të ndjeni dëshirën për një ndryshim në rutinë dhe do të udhëtoni diku. Për fat të mirë, planetet janë në anën tuaj dhe mund të udhëtoni larg ose afër gjatë tre javëve të para të shkurtit.
Gjithashtu, ka mundësi të ndodheni në një qytet të largët, por brenda katër ditësh nga hëna e plotë e 8 shkurtit, do të vendosni të udhëtoni në një qytet pranë. Ose mund të rregulloni biletën dhe të ndaloni në një qytet të tretë midis dy të lartpërmendurve. Si Binjak, ju pëlqen t’i bëni gjërat dyshe. Pse të mos vizitoni një qytet tjetër teksa ndodheni larg shtëpisë. Do t’ju shoqërojë dikush – ndoshta partneri. Nëse është udhëtim pune, do të keni pranë një koleg ose klient.
Shkurti do të jetë një muaj i shkëlqyer për karrierën tuaj. Planetet parashikojnë një intervistë për një revistë, artikull ose emision. Ose mund të merrni një ofertë nga një firmë konkurrente. Nëse jeni të vetëpunësuar, mund të gjeni një klient fitimprurës që do të ngrejë reputacionin tuaj.
Momenti më i rëndësishëm i karrierës suaj do të ndodhë pas hënës së re te Peshqit më 23 shkurt. Përgatituni për këtë moment që në fillim të shkurtit. Pozicioni i hënës së re në lidhje me Marsin nënkupton se kjo ndodhi do t’ju sjellë shuma të majme parash.
Pozicioni i Jupiterit këshillon të mos paguheni me rrogë fikse, por në bazë të performancës. Pra, bonuse, komisione, tarifa, të gjitha janë më të preferueshme se një rrogë për ju gjatë shkurtit. Sa më shumë të punoni, aq më shumë fitoni.
Nëse punoni në industrinë e argëtimit, muzikës ose arteve, të ardhurat tuaja do të jenë edhe më të mëdha.
Dashuria do të shohë ditë të mira nga 7 shkurti deri më 4 mars. Do të keni plot mundësi për t’u relaksuar me miqtë ose për të njohur njerëz të rinj.
Për Binjakët e lidhur, Shën Valentini s’mund të ishte ditë më magjike se kaq. Nëse lidhja juaj është serioze, mund të fejoheni gjatë një mbrëmjeje romantike. Çiftet e martuar do të kalojnë një darkë private në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kupidi dhe engjëjt e tij do të fluturojnë mbi kokat tuaja. Do të jetë një natë e mrekullueshme.
Gaforrja
Këtë fillim shkurti, në mendje keni ende një marrëdhënie. Mendonit se i kishit diskutuar gjithë gjërat e nevojshme muajin e kaluar, por gjejnë mënyrën të rikthehen në bisedat tuaja. Ju duket sikur diçka nuk shkon, sikur përsërisni veten pambarimisht.
Keni shumë planete në shtëpinë e shtatë të marrëdhënieve të përkushtuara që do të thotë se ose do të keni ditë shumë të lumtura, ose aspak të lumtura. Nuk ka vijë të mesme. Ndjenjat janë të polarizuara prandaj këto ditë mund të ketë ndryshime drastike në statuset e marrëdhënieve tuaja.
Ju jeni shenja që ka më shumë shanse të martohet këtë vit. Nëse jeni të martuar, partnerit tuaj do t’i shkojë mbarë dhe ju do të përfitoni prej kësaj. do të keni mundësi të udhëtoni dhe të shkoni diku me pushime bashkë.
Dita e Shën Valentinit do të jetë perfekte për ata që duan të kremtojnë lidhjen e tyre romantike.
Për sa i përket Gaforreve që duan të largohen nga një lidhje e palumtur apo partneritet biznesi, do t’ju duhet t’i bisedoni çështjet ku ju dhe pala tjetër mbani anë të kundërta. Mund të dilni në përfundimin se s’mund të gjeni gjuhën e përbashkët, por ia vlen gjithmonë të mundohesh të krijosh një lidhje të fortë e të konsoliduar.
Vizitat me një psikolog që është ekspert për sa i përket marrëdhënieve janë një ide e mirë. Jupiteri do t’ju afrojë me partnerin romantik ose do të bëjë që të bini dakord me partnerin në biznes.
Një udhëtim relaksues me njeriun e zemrës është mënyra më e mirë për të qenë pranë njëri-tjetrit. Do të keni mundësinë perfekte për t’u larguar më 23 shkurt. Zgjidhni një vend të largët, aty ju pret fati i mirë.
Shkurti do të jetë një muaj i shkëlqyer për ju. Urani do të ndriçojë sektorin e miqve, shpresës dhe dëshirave. Udhëtoni për të takuar një mik të vjetër ose udhëtoni me një të tillë. Mund të shkoni në festën e ditëlindjes a dasmën e dikujt që e doni shumë. Java e fundit e shkurtit premton momente të bukura dhe duket se do të udhëtoni larg për t’i përjetuar.
Arsyeja e dytë është Jupiteri do të përshëndesë Neptunin në sektorin e martesës/përkushtimit. Do të jeni të aftë të komunikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë me partnerin.
Nëse nuk largoheni dot nga shtëpia, gjeni diçka tjetër argëtuese që nuk ka lidhje me punën. Jeni të etur për stimulim këtë shkurt dhe duhet të largoheni nga rutina e vjetër. Përjetoni gjëra të reja pasi keni plot energji.
Në fillim të muajit, hëna e plotë në Luan më 8 shkurt do të pjekë disa çështje financiare. Do t’ju pëlqejnë lajmet që do të merrni, pasi Marsi do t’ju mbështesë. Kjo do të thotë që do t’ju ngarkohet një detyrë e re ose do të bëni për vete një klient fitiprurës. Sidoqoftë, llogaria juaj bankare do të pasurohet. Nëse punoni për të tjerë, performanca e shkëlqyer do t’ju ndihmojë të ngriheni në detyrë.
Luani
Gjatë janarit, jeni kënaqur me dashuriçka falë rrugëtimit të Marsit në shtëpinë tuaj të pestë të romancës. Marsi do të largohet nga sektori juaj i dashurisë më 16 shkurt, por mund t’i shijoni përfitimet e tij edhe për dy javë. Për fatin tuaj të mirë, Afërdita do të shkojë te Dashi nga 7 shkurti deri më 4 mars dhe do të gjallërojë jetën tuaj dashurore. Shën Valentini do të jetë një ditë e mrekullueshme.
Marsi dhe Afërdita do të bashkojnë forcat për ju nga 7-16 shkurti dhe prej tyre, do t’i keni punët shumë mirë në sferën romantike. Ditët më romantike të muajit përfshijnë 14 shkurtin. Brenda katër ditësh nga 8 shkurti, do të kulminojë diçka me rëndësi në lidhjen tuaj.
Më 8 shkurt, Marsi do të takojë hënën në sektorin e dashurisë së vërtetë. Parashikohet një moment vërtet magjik dhe nëse jeni beqarë, do të takoni dikë të paharrueshëm.
Nëse jeni të lidhur, mund të merrni vesh se jeni shtatzënë ose mund të planifikoni diçka surprizuese për fëmijët që keni. Do të krijoni një rreth të ngrohtë dashurie.
Gjithashtu, do të përfundoni një projekt me natyrë krijuese dhe do të lëvdoheni. 8 shkurti do të jetë një ditë me rëndësi për ju. Mund të merrni lajme të mira në karrierë ose në lidhje me shëndetin.
Do të keni detyra të shumta në punë, sidomos gjatë gjysmës së dytë të muajit. Planetet e grumbulluar në Bricjap sinjalizojnë çështje financiare në punë. Mund t’ju ngarkojnë buxhete ose alokim fondesh.
Ose, mund të jeni fokusuar në tema me natyrë historike. Mund të jeni duke mbikqyrur një shitje prone, një ankand, një gërrmim arkeologjik ose mund të jeni duke shkruajtur një skenar a roman historik.
Hëna e re e 23 shkurtit do ju shtojë zero në llogarinë bankare me ndihmën e projekteve të reja. Të ardhurat e reja mund të burojnë nga puna juaj e përhershme apo nga një punë dytësore që sapo keni nisur.
Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 16 shkurti deri më 9 mars, prandaj çfarë duhet të firmosni, firmoseni tani. Tregohuni të kujdesshëm me detajet javët e ardhshme, pasi Mërkuri ju bën të nxitoheni dhe të pendoheni.
Gjatë shkurtit do të keni mundësi të shpalosni kreativitetin pasi Jupiteri dhe Neptuni do të punojnë bashkë. Duke shpalosur talentin, do të fitoni edhe më shumë të ardhura. Ditët më fatlume në këtë aspekt janë 20 shkurti, 27 korriku dhe 12 tetori.
21 shkurti do të jetë një ditë fantastike për karrierën tuaj.
Virgjëresha
Arritët t’i mblidhnit planetet në shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë. Keni fatin e jashtëzakonshëm të gjeni njeriun e duhur. Nëse e keni gjetur tashmë dashurinë e vërtetë, këtë muaj do ta shijoni në maksimum.
Gjysmën e parë të shkurtit, nëse keni në plan të shpërnguleni, rinovoni ose riparoni, nisjani punës sa më shpejt. Mërkuri, planeti juaj sundues, do të kalojë në prapavijë nga 16 shkurti deri më 9 mars, prandaj përpiquni t’i mbyllni të gjitha para kësaj date.
Hëna e plotë e 8 shkurtit ju gjen me dëshirën për privatësi dhe relaksim. Kaloni pak kohë me fmailjen, fëmijët, prindërit ose të afërm të tjerë. Kujdesuni për shëndetin rreth 8 shkurtit pasi jeni të predispozuar t’ju zërë gripi ose të ftoheni.
16 shkurti deri 30 marsi është periudha perfekte për t’u fokusuar te jeta romantike.
Nëse jeni të lidhur prej kohësh, ka ardhur momenti të fejoheni. Meritat i takojnë hënës së re romantike të 23 shkurtit. Do të jetë një nga ditët më të ëmbla të vitit. Valentini për ju do të vijë një javë me vonesë, por do t’ia vlejë.
Nëse jeni të martuar ose në një lidhje të konsoliduar, do të keni kohë për njëri-tjetrin. Përpiquni të organizoni një udhëtim vetëm për ju. Do të jeni në humor të mirë, të shkujdesur gjatë 16-23 shkurtit, që është ideale për udhëtime.
Nëse jeni fokusuar tjetërkund, kjo hënë e re do t’ju shërbejë për të formuar partneritete të reja në biznes.
Peshorja
Nëse do të shkëputesh pak nga jeta normale, planifiko një udhëtim të lezetshëm në fillim të shkurtit. Nga data 1 deri në 16 shkurt do të ishte ideale të udhëtonit dhe do të keni mundësi të jeni me miqtë tuaj në një event shumë interesant. Marsi në sektorin tuaj të udhëtimeve do t’ju ndihmojë shumë dhe fillimi i muajit do të jetë i ngrohtë dhe me shoqëri të mirë.
Mund të jeni së shpejti i ftuar në një dasmë, festë, event biznesi ose edhe shfaqje mode dhe me shumë gjasa, ky eveniment do të mbahet diku larg vendit ku jetoni. Do ta përkëdhelni veten aq shumë sa do të shkëlqeni ato ditë.
Data 16 do t’ju gjejë të motivuar për të ndryshuar gjëra brenda shtëpisë. Nëse ju pëlqen vendi ku jetoni momentalisht, do të vini në zbatim idetë e reja që keni në lidhje me dekorin. Gjithsesi, nëse keni ndërmend të lëvizni në një shtëpi të re, shanset janë që ta gjeni çfarë ju duhet gjatë muajit shkurt dhe mars.
Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 16 shkurti në 9 mars, kështu që gjatë këtyre ditëve përpiquni të mos blini pajisje elektronike, por kjo periudhë është fantastik për riparime të vogla shtëpie, lyerje apo mirëmbajtje.
Nëse gjeni shtëpinë që po kërkonit, sigurohuni të bëni pyetje para se të bini dakord. Mos firmosni asgjë gjatë periudhës së prapavijës.
Aty nga fundi i muajit, 23 shkurti do t’ju sjellë në rrugën tuaj gjëra që do të zgjojnë kureshtje dhe krijueshmëri. Peshoret do të ndihen të frymëzuar më shumë se kurrë dhe do të tërhiqni vëmendjen e njerëzve të rëndësishëm në projektet e reja. Do të punoni me shumë pasion dhe sigurisht, do të shpërbleheni për këtë.
Në vijim, do të keni ca shpenzime për të kryer që lidhen me punën që bëni, me shtëpinë ose një nga pjesëtarët tuaj ka nevojë për ju.
Akrepi
Ky muaj është një mrekulli për ju, si për jetën private ashtu dhe për atë profesionale. Jo çdo muaj është i tillë prandaj përgatituni të shfrytëzoni gjithçka ju sjell momenti. Do ta shihni që do të thoni me plot gojën se shkurti ishte muaji më i bukur që keni kaluar së fundmi.
Karriera do t’ju sjellë lajme të mira dhe do të doni t’i ndani ato me të gjithë. Ky lajm do të vijë pas Hënës së plotë tek Luani, aty rreth datave 8-9 shkurt (plus/minus 5 ditë).
Këto kohë keni shpenzuar më shumë se ç’duhet, por shpejt kjo periudhë do të marrë fund. Gjithsesi, lajmi i mirë mund të jetë një rritje rroge përtej pritshmërive të tua, kështu që jeni ok. Nëse keni dhënë intervista pune gjatë kësaj kohe, do të merrni përgjigje gjatë datave 8-9 shkurt.
Nëse keni patur një prezantim për të bërë për një klient tuajin, do të dilni faqebardhë. Nëse keni biznesin tuaj, do të merrni një tjetër status në industrinë ku bëni pjesë. Siç mund ta vini re, ju presin vetëm fitore. Në fund të muajit, aty nga data 21 shkurt, do të shkëlqeni teksa jepni idetë për një projekt të ri krijues. Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes pas datës 23 shkurt. Nëse jeni single, bëni mirë të jeni optimistë pasi shpejt mund të takoni dikë në një festë apo event social.
Po e njëjta Hënë e Re ,është ideale për të menduar rreth një shtatzënie të mundshme. As udhëtimet nuk përjashtohen këtë muaj. Nuk ka rëndësi nëse udhëtoni për biznes apo me partnerin, do të jenë njësoj të bukura me shumë kujtime të reja që do t’i mbani mend gjatë.
Shigjetari
Organizimi i jetës sipas mënyrës tënde do të jetë prioriteti numër një i këtij muaji. Financat janë në mendjen tënde gjithë kohës, por së shpejti të ardhurat tuaja do të përmirësohen shumë më mirë nga ç’mendonit. Eshtë e vërtetë që gjatë 16 shkurtit-30 marsit do të shpenzoni më shumë para se zakonisht për gjëra që ju duhen, por kjo nuk do të ndikojë në ekonominë tuaj.
Këtë muaj, keni Marsin në shenjën tuaj dhe ky është fenomen i rrallë. Një arsye më shumë për të vepruar me qëllime të qarta që prej fillimit të muajit. Gjatë Mërkurit në prapavijë, nga 16 shkurti në 9 mars, do të hasni disa keqkuptime, punë që shtyhen, vonesa apo harresa në gjëra të ndryshme. Nuk është koha për të blerë pajisje të reja elektronike.
Përsa i përket aspektit personal, ndikimi i Hënës së Re të 23 shkurtit do të ndihet tek atmosfera familjare që do të krijohet. Marsi gjithashtu do t’ju motivojë dhe do t’ju japë mundësi të reja për të cilat duhet të veproni me shpejtësi.
Nëse po mendonit të ndërroni shtëpi, keni rastin më të mirë për ta bërë këtë muaj. Nëse po mendoni të rinovoni kuzhinën apo një ambient tjetër të shtëpisë suaj, bëjeni pas periudhës së prapavijës (16 shkurt-9 mars). Deri atëherë, mos firmosni gjë. Gjatë kësaj kohe jeni të lirë të kërkoni dhe të shqyrtoni mundësitë që ju jepen, por zgjedhjet tuaja tregojini pas 9 marsit.
Jeta juaj romantike do të shkëlqejë këtë muaj dhe nga 7 shkurti deri në 4 mars do të ndiheni të bekuar. Single apo në një lidhje, Cupidi është në anën tuaj sapo data t’i afrohet 14 shkurtit. E gjithë vëmendja do të jetë tek ju!
Bricjapi
Sa mirë të jesh Bricjapi në këtë kohë! Keni Jupiterin, planetin e dhuratave dhe fatit të mirë në anën tuaj dhe nga ana tjetër, Plutonin dhe Saturnin. Nga 16 shkurti deri në 30 mars prezenca juaj do të mbizotërojë mbi të tjerët, që do të thotë se vëmendja që do të merrni është e veçantë. Shkoji pas gjithë dëshirave që ke këtë muaj, pasi me shumë gjasa, do t’i realizosh të gjitha!
Dukeni i vendosur për të bërë para dhe përpjekjet tuaj do të shpërblehen duke nisur që nga kjo javë. Nëse keni kërkuar për një rritje page në punë, do të dëgjoni se lajmi është aprovuar.
Nëse jeni i punësuar në një kompani të madhe, do t’i shijoni edhe më përfitimet që vijnë prej saj. Keni mundësinë më të mirë për të marrë sigurim shëndeti, për të diskutuar rreth orareve të punës dhe ditëve pushim. Duhet sigurisht të pyesni dhe diskutoni më parë, por do ta merrni shpejt konfirmimin e kërkesave tuaja.
Nëse jeni në proces divorci, po aplikoni diku për një punë apo shkollë, 8-9 shkuri do të jenë data përgjigjesh. Nëse jeni në një marrëdhënie, 14 shkurti do të duket si ditë e bërë vetëm për ty! Mund të merrni si dhuratë bizhuteri dhe një darkë romantike. Javën e parë të shkurtit shfrytëzojeni për rroba të reja dhe pazare të të gjitha llojeve!
Dita me fat e dashurisë nuk mbaron me Shën Valentinin. 23 shkurti do t’ju japë lajme të reja që lidhen me një udhëtim të shkurtër, që për ju do të rezultojë emocionues. Ose mund të arratiseni për pak me personin e zemrës. Rekomandohet fundjave 29 shkurt-2 mars.
Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 16 shkurti deri në 9 mars, kështu që çdo kontratë përfundoje para kësaj date. Shmang blerjen e pajisje elektronike dhe orendive të reja.
Ujori
Shumë gjëra kanë ndodhur pas dyerve të mbyllura dhe duket se e gjithë vëmendja juaj është përqëndruar tek një pozicion i ri pune apo tek krijimi i një produkti të ri. Gjërat po shkojnë mirë, ndoshta edhe më mirë nga ç’mendoni ju. Ti s’mund ta dish çfarë diskutohet atje jashtë për ty, por ka vetëm gjëra pozitive, kështu që ki besim. Duhet të tregoheni të duruar pasi bisedat do të vijojnë gjer nga fundi i marsit. Njerëzit me të cilët po bisedon i dinë mirë kërkesat tuaja, kështu që prisni.
Aty nga data 23, Marsi do të punojë në favorin tuaj, kurse Urani do të shkëlqejë duke ju sjellë pafund surpriza. Gjatë bisedimeve që përmendëm më sipër, Mërkuri do të jetë në prapavijë, kështu që mos nxitoni. Vonesat janë në të mirën tuaj. Pozicioni të cilin po e kërkoni me aq ngulm ndoshta ju kërkon të punoni me dikë tjetër, rreth të cilit do të mësoni më shumë gjatë 8-9 shkurtit.
Prilli sjell lajme të reja në karrierë dhe ndoshta në maj, do të filloni punën e madhe që prisni. Sa më i rëndësishëm pozicioni i punës aq më shumë përkushtim dhe durim kërkon prej jush. Ke çdo kriter për të qenë ti kandidati i përzgjedhur.
Gjysma e parë e shkurtit do të jetë shumë sociale dhe do të kaloni mirë. Marsi, planeti i surprizave dhe i energjisë do të ndriçojë çdo sektor në të cilin shkon. Përsa i përket dashurisë, gjëra të reja ju presin.
Dhe s’kemi mbaruar ende! Hëna e Plotë e 8-9 shkurtit është në sektorin e lidhjeve/martesave/marrëdhënieve të reja , kështu që për ju Shën Valentini vjen më shpejt. Nuk përjashtohet as një propozim i mundshëm. Nëse ndiheni gati, s’ka asnjë arsye pse ta refuzoni. Thoni ‘Po’ dhe fejohuni! Kjo periudhë do t’ju motivojë shumë për të nisur një kapitull të ri në jetën tuaj.
Ka disa data që duhet t’i mbani shënim! E para është 5 shkurti, ditë në të cilën idetë që lidhen me shtëpinë do të shkëlqejnë. Nëse ju duhet të ndërroni shtëpi, apo të blini gjëra të reja për të, do të bëni zgjedhjet e duhura. Një tjetër ditë shumë e mirë është 21 shkurti, kur pozicioni i Marsit dhe Uranit do të sjellin aktivitete interesante që lidhen me shtëpinë dhe familjen.
Peshqit
Keni qenë pranë njerëzve të qeshur së fundmi dhe kjo tregon se po formoni një grup me njerëz që ju duan dhe ju mbështesin. Ky është vetëm fillimi pasi shumë njerëz të tillë të tjerë do të hyjnë në jetën tuaj këtë vit. Nëse jeni aktive në rrjete sociale, do të shihni që popullariteti do të rritet me shpejtësi. Duhet të kesh bërë gjëra shumë të mira që të tjerët po mblidhen rreth teje si bletët rreth mjaltit.
Edhe karriera po shkon për mrekulli. Marsi do ta ndihmojë shumë këtë aspekt deri në 16 shkurt. Nëse doni një punë të re, mos u mendo dy herë për të lënë një takim.
Do të përfitoni shumë nga puna e bërë në 2019-ën, që do të thotë se 2020 vjen me të ardhura të shtuara. Punoni fort dy javët e para të shkurtit dhe pastaj mund të qetësoheni, të mos mendoni dhe të socializoheni me njerëz të rinj.
Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 16 shkurti deri në 9 mars dhe kjo periudhë do të ndikojë tek ju më shumë se të tjerët. Nuk është mirë të firmosni, apo të përfundoni marrëveshje gjatë këtyre datave. Përpiquni t’i mbyllni bisedimet në fillim të muajit, ose shtyjini për në 11 mars. Shmageni veten nga ditët e parë dhe të fundit të prapavijës.
Momenti më i bukur i muajit do të jetë ditëlindja juaj! 23 shkurti do t’ju sjellë një dhuratë që do t’ju surprizojë pafund. Shqyrtoni me kujdes gjtihë ofertat që vijnë pas datës 23, pasi mund të gjeni gjëra shumë emocionuese.
Javët në vijim duken goxha premtuese, pasi do të merrni surpriza të cilat aq që i kishit menduar ndonjëherë. Marsi do t’ju japë energjinë dhe motivimin i cili ju duhej për të qenë më social. Mund të jeni pjesë e një kauze për bamirësi dhe rezultati i punës suaj do t’ju bëjë krenar.
Jupiteri dhe Neptuni do t’ju mbështesin dhe stimulojnë për të krijuar gjëra të reja dhe gjithashtu do të përmirësojnë dukshëm jetën tuaj sociale. Do të takoni njerëz të rinj, me të cilët do të ndiheni mirë. Mes tyre mund të njihni dikë që do të zgjojë ndjesi të lezetshme brenda jush. E rëndësishme është që në 2020-ën do të kuptoni se takimet me miqtë, qofshin të rinj apo të vjetër janë nektari i jetës tënde.
