Categories Lajme

Kryemadhi zbulon “planin sekret”: “LSI-ja do rikthejë të rinjtë nga emigrimi”

Në një takim me mbi 300 shqiptarë në New York, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka premtuar rikthimin e të rinjve që kanë emigruar në Shqipëri. Ajo theksoi se partia e saj po përgatit një program që do t’u mundësojë të gjithë shqiptarëve që kanë emigruar të kthehen e të kontribuojnë për vendin e tyre.

“Super brain mund ta quajmë apo si të doni por ne duhet të bashkohemi të gjithë që të ngremë në këmbë Shqipërinë dhe t’i rikthejmë asaj rininë e ikur t’i rikthejmë buzëqeshjen dhe freskinë që po i mungon.

Në duhet të heqim taksimin e dyfishtë, për investimet amerikane aq më shumë kur janë shqiptaro-amerikane pra të mos paguhet dy herë taksa dhe në Amerikë dhe në Shqipëri, sepse në fund të fundit Shqipëria nëse e vendos taksen zero ajo fiton investimin krijohen vende të reja pune sjell teknologji të përparuar dhe kemi “More America in Albania”.

Sa më shumë investime shqiptaro-amerikane të ketë në Shqipëri sa më prezent të jetë investimi amerikan, shtetasit amerikan dhe Amerika do të jetë shumë e vëmendshme ndaj Shqipërisë”. Kryemadhi zhvilloi gjithashtu dhe një vizitë në Qendrën Amerikane në NeW Jersey ku mësojnë shqip fëmijë shqiptarë të lindur në Amerikë” tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME