Categories Covid-19

Humb jetën nga koronavirusi ish-kandidati për deputet, Milaim Berisha

Profesori dhe ish-kandidati i LDK-së për deputet, Milaim Berisha ka humbur jetën nga COVID-19. Në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë ka konfirmuar lajmin, teksa i ka shprehur familjarëve ngushëllimet për ndarjen nga jeta të prof. Milaim Berisha.

“Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër të shkollës sonë! Me pikëllim të thellë iu njoftojmë se si pasojë e virusit COVID-19 u nda nga jeta mësimdhënësi i shkollës sonë prof.Milaim Berisha. Prof.Milaim Berisha ka qenë modeli më i mirë i mësimdhënësit shembullor. Ai dha një kontribut mjaft të vyer në arsim e sidomos në gjimnazin tonë. Gjimnazi”Ahmet Gashi” shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha”, shkruhet në njoftimin e publikuar.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Milaim Berishës.

Reagimi në rrjetin social “Facebook”: Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Milaim Berisha, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi: “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së dhe mësimdhënësit shumëvjeçar, Milaim Berisha. Prof. Berisha do të mbetet model i mësimdhënësit punëtor dhe i përkushtuar për të arsimuar gjenerata të tëra. Në emrin tim personal dhe të LDK-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij!” Prof. Berisha në zgjedhjet e fundit ishte kandidat i LDK-së për deputet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME