Categories Politike

Jill Biden, e vetmja Zonjë e Parë në historinë 231-vjeçare që do të vijojë të ushtrojë profesionin!

Jill Biden do të jetë e vetmja Zonjë e Parë në historinë 231-vjeçare të Amerikës, që do të vazhdojë të punojë me kohë të plotë në profesionin e saj. Bashkëshortja e presidentit të ardhshëm, Joe Biden, është pedagoge në universitet. Ajo ka një diplomë bachelor, dy master dhe një doktoraturë në arsim. Përgjatë tetë viteve të administratës së Obamës, ajo vazhdoi të jepte mësim në Kolegjin e Komunitetit të Veriut Virxhinia, pavarësisht rolit të saj si ‘zonjë e dytë’ kur Biden, ishte zv/president.

Sipas USA Today, as tani situata nuk do të ndryshojë, pasi Jill është shprehur se do të vijojë të japë mësim në universitet. “Historikisht, amerikanët gjithmonë kanë dashur që Zonjat e tyre të para të jenë në Shtëpinë e Bardhë dhe pranë presidentit sa herë që të jetë e mundur,” thotë historiania Katherine Jellison.

“Ndoshta ka ardhur koha që amerikanët të ndryshojnë qëndrim. Gruaja e një presidenti mund të jetë njëkohësisht një Zonjë e Parë dhe një profesioniste në të njëjtën kohë,” shtoi ajo. Vetë Jill Biden, në disa intervista, para se të zgjidhej Joe Biden të zgjidhej president, gjithmonë thoshte se do të vazhdonte të punonte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME