Gabimin qe ajo ka bere dhe i ka marre jeten, e bejme te gjithe shpesh ne timon, edhe pse jo gjithmone e kemi me nxitim.
Kjo vajze 24-vjeçare qe shihni ne foto, u përpoq të parakalonte një furgon dhe një trajler por gaboi në manovrim dhe filloi të frenonte shpejt e të kthehej sa majtas e djathtas ndërsa përpiqej të rifitonte kontrollin e makinës.

Keshtu ajo humbi jetën në një aksident rrugor pasi ishte tepër e lodhur teksa kthehej nga puna.
Sorina Gheorghe, nga Worcester kishte nisur një punë të re në një fabrikë tre javë përpara se të bënte aksidentin dhe punonte me orare të zgjatura.
Veç kësaj, Gheorghe vinte nga Rumania dhe e kishte ende të vështirë të lëvizte në rrugët e Anglisë.
Aksidenti i ndodhi rreth orës 5.40 të mëngjesit, por nderroi jete në orën 6.04 ne spital.
