Categories Lajme

Të shtunën 70 notarë kalojnë me not kanalin e Korfuzit

 70 notarë nga Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Holanda e Australia do të notojnë mes Kanalit të Korfuzit. Edicioni i dytë i kalimit me not të kanalit të Korfuzit nga një numër notarësh të huaj do të zhvillohet mëngjesin e 31 gushtit.  Notarët e huaj do të notojnë përreth 2 milje detare në e ngushticën qe ndan brigjet shqiptare nga ishulli i Korfuzit. Nisja do të bëhet nga vendi i quajtur Pema e Thatë midis Ksamilit dhe Butrintit në orën 7.30 -08.00 të mëngjesit ditën e Shtunë.

Megjithëse distanca është mjaft e shkurtër kjo ngushticë  për 45 vite me radhë ka qenë në një nga zonat e ruajtura me rreptësi të madhe për të ndaluar çdo mundësi komunikimi midis brigjeve të dy vendeve. Për këtë arsye organizatorët e këtij aktiviteti mendojnë se nëpërmjet aktiviteteve të tilla kjo ngushticë mund të rikthehet përsëri si një urë komunikimi midis Ishullit të Korfuzit dhe brigjeve shqiptare duke promovuar njëkohësisht turizmin dhe trashëgiminë kulturore.Kalimi me not i ngushticës nga notarët  ndiqet nga një numër i madh banorësh të ishullit turistë  si dhe nga autoritetet lokale të cilët  organizojnë edhe një festë modeste në Veriun e Ishullit të Korfuzit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME