Categories Lajme

Humbi vajzën dhe burrin nga tërmeti, Manjola tregon gjendjen ku ndodhet

Një nga familjet e goditura më rëndë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit është edhe ajo e Manjola Cakonit, e cila humbi bashkëshortin e saj dhe vajzën 15 vjecare. Tërmetit tragjik i mbijetuan nëna e shtëpisë dhe djali i vogël, Alesio, të cilin të gjithë e mbajmë mend, pasi arriti t’i shpëtojë me shumë pak lëndime rënies nga kati i 5-të i pallatit ku jetonte me familjen e tij.

Por si e kujtojne sot mëngjesin e 26 nentorit, Alesio dhe nëna e tij Manjola Cakoni?

Manjola Cakoni pasi u dërgua në spital ishte në gjendje shumë të rëndë, e pavetëdijshme për disa ditë. Asaj nuk i treguan për 3 javë, se kishte humbur bashkëshortin dhe vajzën. Alesio ishte ngushëllim i madh për nënën. Edhe djaloshi ishte ndër ata që i jepte kurajo asaj, duke i thënë që motra dhe babai ishin gjallë. Manjola tashmë jeton me kujtime, në faqet e murit ka varur fotografitë e bashkëshortit dhe vajzës së saj 15-vjecare, Dritës.

Familja Cakoni u vendos në Bathore, në një shtëpi ku vetë kryeministri Edi Rama shkoi për t’i vizituar në fillim. Sipas Manjolës kanë qenë vetë njerëz të stafit të Kryeministrit që e kanë marre në telefon, e duke i premtuar se do të kishte një pension, por se vec duhet të priste. Por pas disa kohësh i thanë se nuk e përfitonte pensionin, të cilin mund ta merrte po të kishte 3 viktima në familje.

Manjola tregon gjithashtu se fatura prej 3.5 milion lekësh e shërbimeve funerale, dhe e drekës mortore, e paguar nga të afërmit e saj, dhe e marrë përsipër nga shteti shqiptar, asaj nuk i është dhënë akoma.

Alesio merr sot një bonus prej 150 mijë lekësh në muaj, ose 5 mijë lekë në ditë, ndërsa pensioni i burrit që humbi jetën është 40 mijë lekë në muaj. Kjo familje duhet të mbahet me 1 300 lekë në ditë.

Djaloshi 11-vjecar, vetëm pak ditë pas tërmetit, u dërgua në Itali së bashku me Aurelin, të voglin tjetër që shpëtoi mrekullisht në Thumanë, për të takuar C. Ronaldon dhe Xhanluixhi Buffon. Alesio e kujton atë si një ditë të bukur.

Manjola Cakoni thotë se bashkëshorti dhe vajza, ikën nga kjo jetë prej neglizhencës së shtetit, sepse tërmeti i shtatorit shkaktoi dëmtime të mëdha në pallatin e tyre, por ekspertët nuk dolën në një përfundim, dhe nuk iu thanë as të hyjnë as të dalin nga shtëpia.

40-vjecarja dhe Alesio paralajmërojnë se këtë cështje do ta ndjekin edhe në rrugë gjyqësore, sepse janë të bindur se kjo histori ka përgjegjës. Manjola Cakoni ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Kryeministrin Edi Rama.

Tashmë e vetmja arsye e Manjolës për të jetuar është të rrisë djalin e saj Alesion, por në kushtet e saj është shumë e vështirë, prandaj ajo kërkon nga shteti shqiptar lidhjen e një pensioni që do të bënte të mundur të përballonte jetën e tyre, në një kohë kur djali është 11 vjeç dhe nëna e pamundur për të punuar, për shkak të problemeve shëndetësore që ka.

Slogani i kryeministrit i përdorur përgjatë periudhes së post tërmetit, ishte “ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, për të treguar se shteti shqiptar do të ishte pranë familjeve që humbën të dashurit e tyre, për ata që humbën shtëpitë, dhe historia e rrëfyer nga familja Cakoni, tregoi se ata sot janë vetëm./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME