Categories Lajme

Mediat serbe: Vuçiç në presion, i dorëzohet letra, Serbia duhet ta njohë Kosovën sot!

“Që në fillim të takimit në Shtëpinë e Bardhë, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu dorëzua një letër, sipas së cilës Serbia duhet ta njohë Kosovën sot”, kështu shkruan një prej mediave serbe e cila citon ministrin e financave Sinisa Mali. Megjithatë mediat informojnë se këto janë ende burime jo zyrtare, dhe se në vijim ndoshta do të qartësohet se çfarë kanë patur më tepër në fokus, bisedimet mes Hotit dhe Vuçiç, në praninë e të dërguarit amerikan Richard Grenell.

Sipas mediave serbe, Ministri i Financave, Siniša Mali, deklaroi se në takimin në Shtëpinë e Bardhë, ka një letër në tryezë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiç.

Duke iu referuar burimeve të tyre, mediat shkruajnë se kjo letër i është paraqitur presidentit Vuçiç, që në fillim të takimit. “Gjithçka është përgatitur më herët, shqiptarët e kanë ditur”, citohet të ketë thënë ky burim për Blic.rs. Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë nisur sot e do të vazhdojnë edhe nesër. Sipas administratës amerikane, temë e ditës së sotme do të jenë çështjet ekonomike, kurse të nesërmen është thënë se mund të diskutohen për atë që palët do të bien dakord.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME