Categories Covid-19

Hyjnë në fuqi nesër, Rama publikon masat e reja kundër Covid 19, cilat janë kufizimet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar masat e reja që janë marrë dje nga Komiteti Teknik i ekspertëve për të frenuar përhapjen e Covid-19, dhe që do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme. Mes masave që u prezantuan dje është kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22;00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, mbyllja e bareve dhe restoranteve në të njëjtin orar, si dhe puna nga shtëpia për punonjësit e administratën.

Rregullat e reja -Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

-Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).

-Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

-Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Gjatë ditës së djeshme Komiteti i Ekspertëve foli dhe për hyrjen në vendin tonë të testeve të shpejta, të cilat japin përgjigje brenda 40 minutash, edhe pse kanë një marzh falsiteti më të lartë. Në rastet kur personat e dyshuar dalin negativ në testin e shpejtë, edhe pse kanë shenja, ata do ti adresohen grupeve të epidemiologëve në terren për të bërë një testim të dytë.

Po ashtu u njoftua heqja e tamponit të negativizimit për personat e prekur, të cilët do të duhet të qendrojnë në shtëpi për 14 ditë nga nisja e simtpomave, dhe më pas janë të lirë për të lëvizur, pasi sipas të gjitha studimeve pas kësaj dite, ata nuk e transmetojnë më virusin. Ndërkohë shkollat do të vijojnë të qendrojnë të hapura, pasi sipas Komitetit, nuk ka të dhëna që ato të jenë kthyer në vatra infeksionesh, dhe rastet e raportuara janë brenda parashikimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME