Categories Sport

Shqipëria mund të bëhet shtëpia e Anglisë për sfidën e Ligës së Kombeve

Një hipotezë interesante është publikuar mbrëmjen e djeshme, nga media prestigjioze britanike “BBC”. Bëhet fjalë për përballjen e Ligës së Kombeve, mes Anglisë dhe Islandës, e cila mund të zhvillohet në Shqipëri.

E gjitha kjo për shkak se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ka marrë së fundmi një vendim për të ndaluar fluturimet nga Danimarka drejt Anglisë, për shkak të shqetësimeve që janë duke qarkulluar së fundmi rreth një lloji të ri të koronavirusit, që pretendohet se është përhapur së fundmi nga gjitarët te njerëzit.

Ky vendim ka shkaktuar një situatë kaotike, pasi Islanda, kundërshtarja e Anglisë më 18 nëntor, 3 ditë më herët do të ndeshet me Danimarkën në Kopenhagen dhe është e detyruar të fluturojë, direkt pas kësaj sfide drejt Anglisë.

Së fundmi është hedhur hipoteza se në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët me autoritetet qeveritare, që kjo ndeshje të zhvillohet në fushë neutrale, ku Shqipëria ka dalë si kandidatja kryesore për të pritur përballjen mes Anglisë dhe Islandës, të mërkurën e 18 nëntorit. Kjo çështje është duke u shqyrtuar edhe nga UEFA, teksa vendimi përfundimtar pritet të merret ditët e ardhshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME