Categories Lajme

I arratisur nga Drenova e Greqia, pa ‘fat’ në Peqin! Gëzim Toma në izolim: Qëllimi im është të lirohem, detyra juaj t’më ruani

Ka dështuar një tentativë e Gëzim Tomës për tu arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin, por nuk do të jetë një ‘mision’ që ka ndërmend ta lë përgjysmë. I ndëshkuar në qelinë e izolimit pas tentativës për arratisje mbrëmjen e djeshme, Toma mësohet të jetë shprehur se nuk do të ndalet derisa të fitojë lirinë. “Unë jam arratisur nga Greqia, burgu i Drenovës dhe ky është qëllimi im. Detyra juaj është të më ruani, kurse unë do të luftoj që të kem lirinë në të gjitha format”, mësohet të jetë shprehur Toma para zyrtarëve të burgut.

Burime për Report Tv, thonë se ka qenë ora rreth 23:00 e një nate më parë, kur Toma dyshohet që me një tel çakmaku të ketë ndërtuar një mekanizëm për hapjen e derës ose dritares së qelisë. Toma është pikasur nga një gardian i burgut që ka dhënë alarmin. Në qelinë e tij ka nisur kontrolli i imtësishëm, por pa mundur të gjejnë mjetet e pretenduara nga i dënuari se do t’i përdorte për arratisje. Ndërkohë, Komisioni i Disiplinës brenda burgut, pritet të analizojë të gjithë këtë situatë deri në zbardhjen e ngjarjes.

Gëzim Toma është një nga 7 të arratisurit nga burgu i Drenovës në vitin 2013 nën drejtimin e Admir Tafilit. 37-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg për vrasje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME