Categories Politike

I dërguari i SHBA, Grenell viziton këtë javë Prishtinën dhe Beogradin

Emisari special i presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, të enjten të do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Prishtinë, ndërkohë të premten do të vizitojë Beogradin.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në një intervistë për RTS ka treguar se në orën 8 të mëngjesit të së premtes do të takohet në Beograd me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për dialogun.

Në këtë intervistë Vuçiç ka ndarë detaje edhe për takimin që dje ka pasur në Davos me këshilltarin kryesor të Trump për siguri, Robert O’Brien, duke thënë se Washingtoni është i gatshëm të dëgjojë kërkesat dhe problemet e Beogradit.

“Unë mendoj se ai e kupton mirë pozicionin e Serbisë”, ka thënë Vuçiç, transmeton Gazeta Express.

Tutje kreu i shtetit serb ka thënë se qëndrimi i SHBA’së ndaj Kosovës është në kundërshtim me atë të Beogradit, por megjithatë thotë se Uashingtoni është i gatshëm të dëgjojë pikëpamjet e Serbisë.

“Unë nuk po them se tani SHBA’ja do të vijë në anën tonë, siç mund ta mendojë dikush, por ata janë të gatshëm të dëgjojnë se cilat janë kërkesat dhe problemet tona, çfarë mendon Serbia në këtë drejtim. Në këtë aspekt, unë mendoj se i kemi hapur disa dyer prapa të cilave tashmë mund të flasim me partnerët amerikanë, ndryshe nga më parë”, ka thënë Vuçiç.

Kjo vizitë e Richard Grenell në Kosovë e Serbi vjen pak ditë pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e hapsirës ajrore që do të rezultojë me kthimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd pas 20 vjetësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME