Kapen duke v.jedhur naftë, arrestohen në flagrancë nga Policia dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër. “Specialistët për Hetimin e Krimit në komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit E.Sh.(D), 22 vjeç, banues në Domaj, Kukës dhe A.M., 21 vjeç, banues në Mohole, Kukës. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh.S., 24 vjeç, banues në Kolosjan, Kukës.
Këta shtetas, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, në bashkëpunim me njeri-tjetri, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke v.jedhur naftë në 3 mjete trajler”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “V.jedhja, kryer në bashkëpunim”.
