Categories Lajme

V.r.asje me a.rmë z.jarri, autori është polic. Zbardhen detajet e para

Një efektivi i policisë së Kosovës ka v.r arë një qytetar në Gjilan. Inspektoriati policor i Kosovës bëri të ditur se mëngjesin e sotëm efektivi me iniciale V.H jashtë detyrës ka qëlluar me a.rmë z.jarri në drejtim të një personi, i identifikuar me iniciale L.S. Ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit. Efektivi është arrestuar dhe me vendim të prokurorisë është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ai gjithashtu është pezulluar nga detyra.

Detaje të reja kanë dalur sa i përket rastit tragjik që ndodhi dje ku një polic vrau një 47 vjeçar nga Gjilani. I dyshuari, pak para rastit kishte qenë në një lokal nate në Malishevë, ku edhe atje kishte shkrepur me armë, shkruan Gazeta Metro. Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit V.H., i cili dyshohet se me armë zjarri, ka privuar nga jeta të ndjerin L.S.

Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar që, i dyshuari V.H., më 29 dhjetor 2019, rreth orës 04:50 minuta, në rrugën ‘’Nato 99’’, në Gjilan, ka privuar nga jeta të ndjerin L.S., në atë mënyrë që derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, shkaktohet aksident trafiku me kamionin, të cilin ishte duke e drejtuar i ndjeri L.S, ku pas aksidentit, i dyshuari del nga vetura dhe pas kacafytjes, kërcënimeve dhe sharjeve mes tij, viktimës dhe djalit të viktimës, i dyshuari e nxjerrë armën e zjarrit dhe pasi viktima hyn në kamion, i njëjti afrohet tek dera e kamionit dhe me armë gjuan një herë në drejtim të tij, me ç’rast e godet nën vetullën e syrit të djathtë, i cili për shkak të plagëve të marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Me këto veprime, i dyshuari V.H., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, i njëjti dyshohet edhe për dy vepra penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi që iu janë gjetur edhe dy revole të tjera dhe fishekë të llojeve të ndryshëm, si dhe veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, pasi që para rastit të ndodhur, derisa ishte duke dëgjuar muzikë në një lokal në fshatin Malishevë, në brendësi të lokalit ka shkrepur me armë zjarri. I dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh dhe sot pritet të mbahet seanca për caktimin e paraburgimit para gjyqtarit të procedurës paraprake

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME