Seanca gjyqësore për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, dhe djalin e ish -kryeministrit Sali Berisha është shtyrë.
Burime nga prokuroria bëjnë me dije se seanca gjyqyësore në fjalë është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorit Agron Gjana.
Kujtojmë se Shkëlzen Berisha ka paditur Taulant Ballën për shpifje, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 11 shkurt 2019 në orën 11:30.
