Categories Lajme

I përmend mikeshën e burrit, e ftuara e shqetësuar i lutet Arditit të ndërpresë emisionin!

Vilsoni, një djalë nga Kavaja është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ku i ka bërë një surprizë gruas dhe djalit të tij. Vilsoni është emigrant në Greqi dhe ka 2 vite që nuk e ka takuar familjen e tij, dhe për këtë gjë ai vjen t’i premtojnë gruas e djalit që nuk do largohet më në asnjë vend pa ta.

Advertisements Vilsoni: Po vij nga Greqia, për t’i bërë një surprizë djalit dhe nuses. Ardit Gjebrea: Çfarë pune bën atje? Vilsoni: Punë, bujqësi. Unë kam qenë pa letra. Ardit Gjebrea: Si e ka emrin nusja dhe djali?

Vilsoni: Merita dhe Hysen, ia kam vënë emrin e babait i cili ka humbur jetën nga një sëmundje e pashërueshme. Kam qenë 8 vjeç dhe të humbësh babain në moshë aq të vogël, duhet të përballesha unë me çdo gjë. Ishim 4 fëmijë, dy çuna, dy goca dhe mami e kështu vazhdoi jeta me vështirësi dhe vuajtje.

Ardit Gjebrea: Si u njohe me Meritën? Vilsoni: Përmes Facebook, por njiheshim dhe më përpara, ishim në një rreth miqësie. Ardit Gjebrea: Si e priti Merita ikjen tënde në Greqi?

Vilsoni: Me shumë vështirësi dhe vuajtje të madhe. Ardit Gjebrea: Një herë në sa kohë vije ti në Shqipëri? Vilsoni: Vija rrija 5-6 muaj, ikja prapë. Herën e fundit kam ndejtur dy vite pa ardhur në Shqipëri. Kam ardhur sepse dua të jem pranë familjes gjithmonë.

Ardit Gjebrea: Ti ke ardhur me një qëllim që të mos ndahesh kurrë nga familja? Vilsoni: Po, dua të jemi të bashkuar gjithmonë. Ardit Gjebrea: Pse e more këtë vendim? Vilsoni: Gruaja humbi babain, njësoj si babai im nga një sëmundje e pashërueshme. Ajo e përballoi shumë keq dhe unë nuk isha pranë saj.

Ardit Gjebrea: E di gruaja që ke ardhur këtu? Vilsoni: Mund të ketë dyshuar sepse telefonin e kam pasur të fikur. Djalit ka dy vite që nuk ia kam ndjerë akoma aromën. I kam blerë një makinë sepse çmendet fare pas tyre. Kur flas në telefon djali mërzitet, shpesh herë nuk më flet, largohet.

Merita së bashku me djalin u bënë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe në fillim u shpreh se nuk ka asnjë ide kush mund të ketë ardhur. Kur Ardit Gjebrea bëri shaka me të dhe i tha se ka ardhur një mikeshë e burrit tënd, ajo u frikësua, u mërzit dhe iu lut atij që të ndërpriste emisionin. Vilsoni i kishte blerë dhe një makinë djalit të tij 5 vjeç. Ai shkoi të përqafonte gruan e tij dhe i premtoi që nuk do i linte më asnjë moment vetëm dhe nga sot ata do të ishin një famije e bashkuar përjetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME