Categories Lajme

Nënë Hamideja “kritikon” moderatoren: Me atë minifund që ke veshur ti tërbohen djemtë…

Moderatorja Fioralba Dizdari ishte një nga të ftuarat e Ervinit në rubrikën “N’fermë” në “E Diell”. Si një vajzë e re me moshë dhe e pa mësuar me punët e vështira të fshatit, Ervini e vendosi Fioralbën nën kujdesin e nënës së fermës, Hamidesë.

Teksa nënë Hamideja dhe Fioralba po arnonin çarçafët e femrës, mes tyre nisi një diskutim, ku nuk munguan as “kritikat”. Nëna i tha moderators se e ka veshur fundin tepër të shkurtër, duke shtuar se kështu “tërbohen” djemtë. Ndërsa Fioralba, me “ëmbëlsinë” e një mbeseje të urtë e të sjellshme, i shpjegoi se të mbash veshje të shkurtra vitet e fundit është kthyer në një trend.

Pjesë nga biseda e këndshme: Nënë Hamideja: Ti je me minifund moj bija e nënës. Fioralba: Pse çfarë ka kanë ndryshuar kohët moj nëna.

Nënë Hamideja: Jo koha po e njëjta është. Mbaje të gjatë fundin. Fioralba: Po pse duhet ta mbaj fundin deri aty. Nënë Hamideja: Sepse dukesh dhe i tërbuat çunat.

Fioralba: O nëna çunat tërbohen edhe kur i ke veshur fundin e gjatë, edhe kur e ke të shkurtër, nuk ka lidhje ajo. Nënë Hamideja: Kur e ke të shkurtër të shikon më shumë. Fioralba: Po nuk të gjen gjë nga sytë o nëna. Nënë Hamideja: Jo liri të keqen nëna, deri diku duhet shtrënguar puna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME