Categories Sport

Ish-trajneri i kombëtares, Roland Avrami i shtruar në spital: Asnjëherë s’e kisha menduar!

Infektimit nga koronavirus në vendin tonë nuk i kanë shpëtuar as sportistët duke treguar se virusi është një sëmundje shumë tinëzare dhe me të nuk mund të bëhet shaka. Një ndër 190 pacientët e shtruar në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi” është edhe ish-trajneri i kombëtares së basketbollit për meshkuj dhe i Tiranës, Roland Avrami.

Infektimin me covid, ish-sportisti i njohur thotë se edhe e kishte menduar, por jo shtrimin në spital. Në një prononcim për “Euronews Albania” nga spitali “Shefqet Ndroqi”, Avrami bën apel që të tregohet kujdes pasi mjafton frekuentimi i bareve dhe lokaleve pa maska dhe rreziku për t’u prekur rritet ndjeshëm. “Asnjëherë se kisha menduar, unë madje rri gjithë ditën në kafe, tako njerëz hyjnë e dalin pa maska pa gjë, sesi erdhi nuk e mora vesh, paska qenë për t’u kaluar. Kam komunikuar me familjarët, jam në përmirësim siç thonë mjekët, po është vetëm fillimi”, deklaroi Avrami.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME