Categories Lajme

“I preva linjën e paligjshme të ujit”, goditet drejtori i ujësjellësit në Fushë-Arrëz/ Ja çfarë deklaroi pas ngjarjes

Është sulmuar sot në Fushë-Arrëz drejtori i Ujësjellësit në këtë qytet, Anduel Gjinaj. Ka qenë vetë ai, që ka bërë denoncimin në Polici dhe në Prokurorinë e Pukës i cili thotë se është dhunuar nga shtetasi Marjan Qafa.

Sipas tij, drejtori vendosi për ndërprerjen e një linje të paligjshme të ujit që i përkiste Marjan Qafës. Sipas “Panorama”, Gjinaj deklaron se ka depozituar padinë e tij ndaj Qafës dhe se askush nuk mund ta shantazhojë për ushtrimin e detyrës.

“Jam Anduel Gjini, sapo kam bërë kallëzimin përpara prokurorisë së rrethit gjyqësor Pukë sepse shtetasi Marjan Qafa më ka goditur sepse i kam prerë linjën e paligjshme të ujit. Nuk e njoh përpara Marjanin dhe nuk kam pasur asnjë marrëdhënie me të ndaj unë ia lë prokurorisë dhe gjykatës që të merret me zotërinë në fjalë.

Asnjë nuk më intimidon dhe nuk më shantazhon as nuk më ushtron presion për të ushtruar detyrën time që më ka lënë ligji në funksion të ndërmarrjes” – tha Gjini. Deri më tani nuk ka ende asnjë njoftim nga ana e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME