Categories Lajme

I riu nga Durrësi ngre alarmin për të motrën në polici: 4 burra kanë marrë peng

Prej 6 ditësh një nënë e dy fëmijëve të mitur rezulton e zhdukur në Durrës, ndërkohë që familjarët japin alarmin se ajo është rrëmbyer. Kanë qenë familjarët e saj ata që kanë dhënë alarmin në polici disa ditë më parë, ku kanë bërë edhe denoncimin për zhdukjen e saj.

Vëllai i saj, Ilirjan Cauli rrëfen për ‘BalkanWeb’ se motra e tij, Aureta Cauli ishte larguar nga puna ditën e hënë, ku kishte punuar vetëm 2 orë dhe më pas ishte larguar me pretendimin se kishte seancën e divorcit në Pogradec. I riu pohon për BW se e motra kishte marrë në telefon kushërirën e saj dhe e kishte njoftuar që të njoftonte nënën e saj, për t’i marrë një fëmijë nga çerdhja dhe tjetrin nga shkolla dhe më pas telefoni i saj rezultonte i fikur.

Pasi pritën dy ditë, familja e vajzës iu drejtua stacionit të policisë në zonën e Plazhit ku bëri denoncimin. I vëllai pohon për ‘BW’ se ditën e enjte e motra i dërgon në aplikacionin ‘Whatsapp’, dy foto ku ajo shfaqej duke marrë serum e shtrirë në një krevat spitali. I gjendur përballë këtyre pamjeve, i vëllai është paraqitur sërish në polici, ku ka treguar edhe fotot, ndërsa ka kërkuar që të bëhet lokalizimi i motrës së tij. Ndërkohë, ai pohon se e motra kishte marrë më vonë kushërirën në telefon dhe i kishte treguar se 4 burra e kishin rrëmbyer, ndërsa kishte kërkuar që të shihte për herë të fundit fëmijët e saj, por telefonata kishte zgjatur vetëm pak sekonda dhe më pas celulari dilte i fikur.

Vëllai i gruas së zhdukur ndër të tjera akuzon policinë për mosveprim në kohë, ndërsa ai ende nuk ka një përgjigje të saktë se ku ndodhet motra e tij. Nga ana tjetër, gazetarja Klodiana Haxhiaj është interesuar pranë policisë së Durrësit, ku i është komunikuar se hetimet kanë nisur, ndërsa materialet kanë kaluar në prokurori. Sipas Haxhiajt, policia ka kontaktuar me Urgjencën Kombëtare për të bërë të mundur lokalizimin e spitalit ku ka qenë e shtruar e reja.

Po ashtu, mësohet se policia ka ushtruar kontrolle në banesën edhe të ish-bashkëshortit të Arietës, i cili ka pohuar se nuk kishte lidhje me zhdukjen e saj. Ndër të tjera thuhet se policia ka shkuar sot edhe në Gjykatën e Pogradecit ku ishte seanca e radhës gjyqësore për divorcin e çiftit, ndërsa nuk u gjet asnjë gjurmë nga nëna e 2 fëmijëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME