Categories Lajme

Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik, lëndohen dy elektricistë

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH Sh.A, në 48 orët e fundit gjendet në gatishmëri të plotë për shkak të motit të keq, i cili ka sjellë pasoja në rrjetin elektrik.

Aktualisht zonat më të prekura nga defektet janë periferia e Tiranës, Lezha dhe Burreli. Në terren janë angazhuar rreth 1600 punonjës prej mbremjes së djeshme, duke punuar për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar nga koha e keqe.

Veç dëmeve matariale në zona të ndryshme të vendit, janë lënduar dy punonjës të OSSH Shkodër. Teksa ishin duke punuar, njëri në Tarabosh dhe tjetri në Balldren, kanë pësuar dëmtime në këmbë dhe kokë.

Për fat të mirë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga monitorimi i orës 15:30, OSSH thekson se kemi një përmirësim të ndjeshëm përsa i përket riparimit të defekteve në rang vendi, në masën 80%.

Aktualisht të gjitha linjat 35kV, rrjeti që furnizon spitalet dhe hidrovoret, etj, jane që të gjithë në gjendje pune.tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME