Categories Showbiz

I riu shqiptar humbet në Spanjë/ Nëna: Më uroi 8 Marsin dhe nuk më telefonoi më

Një 25-vjeçar nga Patosi për më shumë se 5 muaj ka humbur kontaktet me familjen e tij. Mario Ferhataj punonte në Europë si emigrant në punën e parë të zezë që i dilte përpara.

Pas një eksperience në Belgjikë, 25-vjeçari udhëtoi drejt Barcelonës ku me ndihmën e disa shokëve u akomodua përkohësisht. E ëma e tij tregon për Report Tv telefonatën e fundit me të birin. Pasi i kishte uruar nxitimthi 8 Marsin, 25-vjeçari humbi kontaktet me familjen dhe rezulton edhe sot si i zhdukur.

Mamaja e tij, Antoneta Ferhataj, thotë se djali ka vuajtur nga depresioni më parë por gjendja e tij ishte normalizuar. Së fundmi ajo tregon se djali i saj kishte mbetur edhe pa para përshkak të mungesës së një pune.

Antoneta Ferhataj rrëfen: Biseda e fundit tekefonike ka qenë për 8 Marsin, nga Madridi, sepse klishte ndryshuar vendodhje. Më telefonoi dhe vetëm më uroi festën, se jam me nxitim për punë më tha. Kishte afro 2 javë në Spanjë pasi kishte shkuar që në fund të muajit shkurt, dhe për gjatë kësaj periudhe kohore kishim kontakte të rregullta.

Më ka telfonuar me numra të shokve gjithmonë. Që nga data 8 mars e këtij viti unë nuk kam patur asnjë bisedë telefonike dhe asnjë informacion për djalin. Në fillim të muajit qershor, Mario ka telefonuar një shok me celularine një kalimtari dhe i ka kërkuar para, destinacionin që shoku i kishte dërguar parat ishte madridi dhe nga biseda që kishte bërë më shokun i kishte treguar që kishte mbetur pa para dhe flinte rrugve.

Djali ka patur probleme me depresionin më parë, por u kurua dhe u bë mirë…tani ne dyshojmë se mund të ketë po të njëjtin problem, prandaj duam ta gjejm sepse ai nuk mundet të kthehet vetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME