I urojme pervjetorin e 77-te ditelindjes ish sulmuesit te madh te kuq, dhe te kombetares sone, Mexhit Haxhiu. Mexhit Haxhiu ka qene nje nder sulmuesit me te medhenj te futbollit tone, ne mesvitet 60-te dhe fillim vitet 70te. Nje sulmues me shume fantazi, bomber i vertete me aftesi shkelqyera golashenuese, dhe shoqeruar me teknike dhe inteligjence te rralle ne lojen me top. Me Partizanin ka zhvilluar 3 sezone te shkelqyera, ne sezonet 1962/63 deri ne 1965/66, duke shenuar 10 gola. Erdhi te Partizani me kerkesen e Loro Boricit qe e cmonte shume, duke qene pjese e atij Partizani te madh krahas Panos, Shllakut, Jasharit, Jankut etj. Bashke me Pano dhe Jasharin, bene nje treshe te paharruar qe veshtire mund te perseritet per cilesine. Ai te Partizani shpalosi vlerat e tij te medha sportive fale talentit dhe punes se tij kembengulese, ai ishte vetem 20 vjec,dhe ishte pothuaj i konsideruar futbollist i formacionit baze per 3 vjet rrjesht. Kishte fizik të bukur, përdorim topi mjaft të mirë për atë moshë dhe ra në sy talenti i tij i madh. Topin e përdorte shkëlqyer, godiste në të gjitha pozicionet, me të dyja këmbët, triblimet i kishte zik-zak krejt te vecanta, lëvizjet trupore të mrekullueshme dhe ishte një golëshënues i aftë. Tek Partizani luan 3 vjet, por me ndërprerje, sepse biografia “e keqe”,herë e çonte në repart pune në Lushnjë, herë në Vlorë dhe e rikthente sërish sipas valëve të luftës së klasave.
Me Partizanin ai doli 1 here kampion me 1964 dhe fitoi nje kupe te Shqiperise me 1965. Mexhiti fale formes se shkelqyer u thirr edhe ne kombetare, kur ne harkun kohor 11.10.1964 – 24.11.1965, luajti 3 ndeshje me fanellen kuqezi, ku shenoi edhe nje gol ne miqesoren kunder Algjerise ne Tirane, shoqeruar edhe 2 ndeshje mjaft te mira per eliminatoret e Kupes se Botes 1966, ndaj Zvicres dhe Irlandes se Veriut. Ne arene nderkombetare ka kete bilanc: 20 ndeshje; gola 2. Titujt e karrieres : Mjeshtër i Merituar i Sportit, 1990; Nderi i Sportit Shqiptar, 2000; Fitues i anketës �10 sportistët më të mirë të Shqipërisë� 1972; Fitues në 11-shen më të mirë të 55 kampionateve shqiptare; Medalje ari në Vlorë �Futbollist i Shekullit�
I urojme mjeshterit Mexhit Haxhiu edhe 100 vite te tjera te lumtura nga redaksia e VloraNews, plot shendet dhe mbaresi.



