Categories Lajme

”I vunë pistoletën te koka”, humbën djalin e vetëm në tragjedinë e Butrintit, prindërit: Si e morëm lajmin!

Ditën e sotme u arrestua nga ana e policisë një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrinit ku humbën jetën pesë persona, në tentativë për të kaluar kufirin me Greqinë.

Një prej viktimave ka qenë dhe 20-vjeçari nga Fieri Festim Hoxha, prindërit e të cilit ende nuk e kanë kaluar tronditjen.

Babai i tij në një rrëfim për Fax News, shprehet se edhe pse kanë kaluar vite nga ajo ditë për të ende vijon të jetë e freskët dhimbja. Ai thotë se e gjithë jeta dhe mundi i tij kanë shkuar dëm, ku nuk ka të birin prapë.

E ëma e djalit thotë se e ndjente se diçka do të ndodhte dhe nuk kanë dashur që djali i tij të shkonte drejt Greqisë, pasi edhe dy herë më parë e kishin kapur policët. Ajo tregon se e ka porositur nipin e saj që t’ia kishte amanet të birin, që të mos i ndodhte gjë.

‘’I thashë djalit të motrës amanet djalin, unë sikur e ndjeva dhe nuk doja që ta lija të ikte. Na mori në telefon ditën e dytë dhe po qante, djali thoshte se nuk e linin që të kthehej në shtëpi, pasi i kishin vënë pistoletën kokës. Në atë momente ne e marrim prapë në telefon dhe nuk na e hapi, siç duket kishte rënë në ujë. 

Pastaj doli në televizor se çfarë kishte ndodhur, doli emri i asaj nuses dhe vajzës së vogël. Kur pashë emrin e djalit në televizor, kalova në depresion. Shkuam në Sarandë dhe na tha mjeku ligjor se djali ishte i mbytur, s’kishim çfarë të bënim më. Një djalë të vetëm kishim, unë e plaku jemi të dy si mos më keq, atëherë na dhanë shumë premtime. Nuk ndjehemi të qetë për arrestimin”, shprehet e ëma e Festimit.

Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen. Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.

Viktimat

Elvira Jaho – 22 vjece nga Lapardhaja e Beratit

Klara Jaho – 3 vjece e bija

Festim Hoxha – 20 vjec nga Vidhishti i Fierit

Amarildo Kuka – 25 vjec nga Komani i Fierit

Ndricim Myftari – nga Imshti i Lushnjes

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME