Categories Lajme

“Lëngojnë në kafaze të shkreta dhe të pista”, Daily Mail artikull “tronditës” për kopshtin zoologjik në Shqipëri

Tabloidi britanik Daily Mail, i ka kushtuar një artikull gjendjes së mjeruseshme të kafshëve në një kopësht zoologjik në Shqipëri.

Bëhet fjalë për kopshtin zoologjik të Safarit në Fier ku fotot e publikuara tregojnë kushtet skandaloze të kafshëve të ndryshme. Një luan duket i kequshqyer dhe i dëmtuar në sy.

“Kafshë të tjera, duke përfshirë një zebër, një ujku të hollë dhe disa dre, janë parë të mbyllur në kafaze të shkreta të betonit në parkun zoologjik në pronësi private.

Imazhet thuhet se u morën nga një fotograf anonim, i vendosur për t’i ekspozuar kushtet në kopshtin zoologjik.

Imazhet tregojnë luanët dhe kafshët e tjera që lëngojnë në kafaze të shkreta dhe të pista të rrethuara nga mbeturinat e tyre dhe pa as kushtet themelore si uji i freskët dhe hije”, thuhet në shkrim.

Fotografi që preferon të ngelet anonim i përshkruan kushtet si më të këqijat që kishte parë ndonjëherë.

Kafshët vuajnë nga probleme fizike dhe psikologjike të shkaktuara nga kushtet e mjerueshme, kujdesi veterinary i papërshtatshëm dhe mungesa e dietave.

Madje një pjesë e kafshëve, disa luanë, mendohet se kanë vdekur, janë shitur ose thjesht u janë dhënë miqve të pronarit.

Organizata Ndërkombëtare e Mirëqenies së Kafshëve, Katër Këmbët, e cila ka qenë aktive në Shqipëri vitet e fundit, e quajti situatën në kopshtin zoologjik ‘absolutisht të papranueshme’.

“Gjendjet në Parkun e Safari nuk janë të përshtatshme, veçanërisht për kafshët e mëdha të egra si luanë dhe arinj që kanë nevoja specifike mjedisore dhe dietike”, tha Ioana Dungler.

‘Shenjat e ndikimit mendor dhe fizik të mbajtjes në një mjedis kaq të egër mund të shihen qartë në secilën nga kafshët e varfra në kopshtin zoologjik.

“Thjesht, nëse diçka nuk bëhet së shpejti, këto kafshë do të vazhdojnë të vuajnë dhe ka shumë të ngjarë të vdesin në këto kushte të papërshkrueshme”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME