Categories Lajme

I zbuloi fotot në telefon, gruaja denoncon të dashurin 56-vjeçar për abuzim seksual me të bijën e mitur

Policia greke ka arrestuar Kozma Dhimitër Papa, 56 vjeç, nga fshati Dhrovjan i Sarandës, pasi akuzohet për përdhunim dhe vepra të turpshme me të mitur.

Sipas Prokurorisë së Posaçme për Krimet ndaj të miturve të Athinës, ka qënë një denoncim prej të ëmës së viktimës e cila është shtetase shqiptare që çoi në zbardhjen e rastit të rëndë.

Prej verifikimeve rezultoi se autori hynte në banesën e viktimës me iniciale K.E 16 vjeç, duke shfrytëzuar lidhjen personale me të ëmën e saj.

Sipas informacioneve, abuzimi nisi kur e mitura ishte në moshën 8-vjeçare.

E mitura u tregoi hetuesve se autori kryente akte seksuale me të që në moshën 8 vjeç, krim i vijuar deri para pak ditësh. Sipas informacioneve, ai e kishte detyruar që t’i dërgonte foto intime të saj.

Ajo tha se kishte frikë ta denonconte pasi shqetësohej për sigurinë e saj dhe të mamasë.

Ka qenë e ëma e vajzës që zbuloi rastësisht fotot e vajzës së saj në telefonin e autorit dhe pasi verifikoi vërtetësinë e fakteve, e denoncoi atë në polici.

Menjëherë ai u arrestua dhe pritet të përballet me vepra të dënueshme të parashikuara në 7 nene të Kodit Penal për krimet ndaj të miturve nën 14 vjeç. Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e së hënës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME