Categories Lajme

Kishte mbetur i bllokuar në një terren të thepisur për shkak të dëborës, shpëtohet turisti në Valbonë

Një turist nga Kosova është shpëtuar nga Policia e Tropojës dhe Emergjencat Civile të Kosovës, pasi kishte mbetur i bllokuar në një terren tejet të thepisur dhe me dëborë, në bjeshkët e Doberdolit.

Sipas policisë, rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se 3 turistë nga Kosova, duke eksploruar alpet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Pas disa orësh, në vendin e quajtur “Ura Pejanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, dhe u nxorr në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.

Njoftimi i policisë

Kishte mbetur i bllokuar, në një terren tejet të thepisur dhe me dëborë, në bjeshkët e Doberdolit, Policia e Tropojës, në bashkëpunim me Emercengjat Civile të Kosovës, i japin ndihmë turistit.

Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se 3 turistë nga Kosova, duke eksploruar aplet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, kanë organizuar punën dhe kanë nisur kërkimet, me qëllim lokalizimin e turistëve.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.

Turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të Kosovës, për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që për çdo rast të nevojës për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME